• Kontakt
Friday, August 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Programi, fiks si partia

29/01/2021
in Blog
A A
Programi, fiks si partia
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Gati një vit më parë, Lulzim Basha po rrekej të na mbushte mendjen të gjithëve se kishte thirrur ekspertë të ekonomisë nga CDU gjermane, të bënin programin ekonomik të PD-së. Nuk ishte ide e keqe, sidomos në kushtet e një partie që nuk ka më asnjë emër financieri të njohur dhe as të aftë për të kuptuar çfarë është një program ekonomik.

Programi që prezantoi Lulzim Basha si program ekonomik, nuk është as i CDU, as i PD, as i PS, por është fiks identiteti i Partisë Demokratike nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

Në shtatë vite që ai drejton PD-në, Basha nuk ka pasur kurrë një identitet dhe të ketë luftuar për ta mbrojtur atë.

Ai nuk e ka udhëhequr PD-në, por e ka lënë PD-në ta udhëheqin kauzat e rrugës, që fillojnë nga ekstremi i majtë në ekstremin e djathtë.

Ai e ka vënë PD-në në dispozicion te lëvizjeve të majta të rrugës, e ka vënë në dispozicion të zaptuesve të trojeve në Tiranë, edhe pse mburret si parti që mbron pronarët, e ka vënë PD-në në dispozicion të delirantëve dhe konspiracionistëve trumpistë, e ka vënë PD-në në dispozicion të çdo pakënaqësie popullore që nuk ka lidhje me identitetin e saj.

Motoja e tij është motoja e një kryetari dembel, që pret ta udhëheqin problemet dhe jo të udhëheqë zgjidhjen e problemeve.

I tillë është dhe programi ekonomik që ai prezantoi. Ai ka mbledhur gjithë marrëzitë që ka dëgjuar rrugëve dhe i ka “zgjidhur” duke i financuar.

Ka dëgjuar ankesa për taksën e sigurimeve, e ka ulur, ka dëgjuar ankesa për rrogën minimale, e ka ngritur, ka dëgjuar që ankohen për çmimin e naftës, ka premtuar që do heqë taksat shtesë që i janë futur asaj në çmim, dhe që kanë nisur me Berishën, ka dëgjuar që njerëzit ankohen për energjinë elektrike, ka premtuar se do ta ulë çmimin (se si do ta ulë një mall që shitet në treg, një Zot e di), për të vazhduar pastaj më tej me gjithë bamirësitë e tjera.

E vetmja gjë e provuar si e dështuar në këtë program, është taksa e sheshtë 9 për qind. Të tjerat shyqyr nuk ka guxuar njeri t’i provojë.

Miti i taksës së sheshtë 9 për qind, në të vërtetë nuk funksionoi në qeverinë “Berisha”, edhe pse Bode ishte një financier i përgjegjshëm. Deri në vitin buxhetor 2007, Bode vazhdoi me sistemin e taksave të Fatos Nanos dhe pati sukses, duke rialokuar dy herë buxhetin e investimeve gjatë vitit, për shkak të shtimit të të ardhurave nga disiplina fiskale.

Viti 2008 që hyri taksa e sheshtë, është viti që fillon e rialokohet çdo vit buxheti me humbje. Kurrë nuk e mori veten buxheti deri më 2013, prej taksës së sheshtë.

Miti se ajo funksionoi, është një gënjeshtër. Gjithë suksesi i Ridvan Bodes si ministër Financash është koha kur ai operoi me sistemin progresiv te taksave, dhe jo me taksën e sheshtë.

Prandaj mos u lodhni të analizoni programin ekonomik të Lulzim Bashës, se ai nuk është ulur të bëjë ndonjë të tillë. Programi është një amalgamë e ideve të një partie të ekstremit të majtë, me një taksë të sheshtë që është ide e partive të djathta.

Deri më sot programi më qesharak ekonomik ka qenë ai i Albin Kurtit, për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Ai premtonte Bankë për zhvillimin e ekonomisë dhe bujqësisë, kredi si në kohë të Titos, subvencione që fshatarët të punojnë tokat dhe të hapin fabrika, uzina, kantiere…. Këtë të riun s’ja kam lexuar akoma, se ndoshta e ka përmiresuar kjo Vjosa me ide të djathta.

Ky i Lulit është i njëjtë, por ndryshe nga Albini që mendon se dikush do t’i japë para, që ai t’ua japë punëtorëve e fshatarëve të punojnë, Luli mendon se dikush do t’i japë para që ky t’ua japë atyre që ankohen, qoftë dhe pa punuar.

Por një gjë të mirë e ka bërë, se e ka prezantuar vetë programin. Kjo e bën më pak dramatike situatën, se nuk e merr njeri seriozisht.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In