• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Profili shqiptar i pandemisë: Të rinjtë grupmosha më e infektuar

05/09/2021
in Aktualitet, Sociale
A A
Sa qëndron virusi në lëkurën e një njeriu? Rezultatet laboratorike do ju hedhin poshtë gjithë çfarë keni menduar deri sot
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I vetmi studim i publikuar që hedh dritë mbi ecurinë e pandemisë në Shqipëri me autorësinë e ekspertëve të ISHP, tregon se gjatë dimrit 2020-2021, grupmosha më e infektuar ishin të rinjtë 25–34 vjeç.

Në vend të parë renditet grupmosha 25-35 vjeç (20.03%), e përfaqësuar nga të rinjtë aktivë që zakonisht është e shkujdesur dhe e neglizhon zbatimin e masave anti-Covid dhe ndërkohë bëhet burim transmetues infeksioni ndaj grupmoshave të tjera. Prej tyre më të infektuar janë femrat (60.37%) në raport me meshkujt (39.62%).

Në vend të dytë renditet grupmosha mbi 65 vjeç (18.97%), prej të cilëve meshkujt (52.25%)dhe femrat (46.74%).

Në vend të tretë, grupmosha 55-64 vjeç (17.7%), prej të cilëve femrat (56.25%) dhe meshkujt (43.75%).

Sipas studimit, personat në moshë pensioni mbi 65 vjeç ishin grupmosha e dytë më e madhe e konfirmuar pozitive. Pas grupmoshës 25–35 vjeç, e cila ka ndikim në zinxhirin transmetues të infeksionit, shikohet se edhe grupmoshat 35–44 vjeç dhe 45–54 vjeç, si dy grupmosha aktive në punësim, por me pozitivitet më të ulur, konsiderohen edhe si transmetues të infeksionit.

Ekspertët që kanë gjurmuar pandeminë në terren shprehen në studimin e tyre se pati infektim të lartë edhe tek grupmosha 55–64 vjeç, e cila është kryesisht e angazhuar në institucione drejtuese publike dhe jopublike. Ekspertët pohuan se infektimet në institucione publike dhe jopublike vërtetojnë se nuk janë zbatuar siç duhet masat mbrojtëse anti-Covid dhe për pasojë është zgjeruar zinxhiri transmetues i infeksionit viral. Grupmoshat pediatrike dhe shkollore zënë nga 0.05 deri 1.13% të të konfirmuarve pozitivë.

Grumbullimet nga 600 në 2000 persona në institucione u infektuan më shumë

Studimi i epidemiologëve që morën të dhënat nga terreni gjatë valës së dytë të pandemisë vunë re përhapje të infektimeve në institucionet publike dhe private që grumbullonin shumë persona në ambientet e tyre. Grupmosha më e infektuar në institucione ishte ajo 45-60 vjeç, të cilët ishin më tej zinxhiri kryesor i transmetimit, duke infektuar në shumë raste prindërit në shtëpi apo edhe të tjera.

Sipas vatrave të identifikuara, gjatë hetimeve epidemiologjike dhe testimeve të kryera për kontaktet e zgjeruara, nga ekspertët e ISHP-së u vërtetua se përhapja ishte më e lartë në institucionet publike që grumbullojnë nga 150 deri në 600 persona dhe për kompanitë private që grumbullojnë nga 500 deri në 2,000 persona.

Pavarësisht vlerës absolute të rasteve pozitive për meshkuj dhe femra, përqindjen më të madhe të rasteve e zënë femrat, gati në të gjitha grupmoshat, thotë studimi i ekspertëve të ISHP-së. Ekspertët thanë se femrat rezultuan më të infektuara se meshkujt pasi socializohen më shumë.

Konfirmimi i rasteve pozitive, sidomos i burimeve vatrore në institucione publike dhe jopublike, çoi në fenomenin e testimit të parakohshëm të kontakteve të zgjeruara në institucionet përkatëse, nëpërmjet të cilit pati rezultatet negative më shumë sesa pritej. Shumë punonjës me kontakte të zgjeruara, duke marrë informacionin mbi rezultatin testues si “Negativ”, neglizhuan për t’u izoluar dhe për të qëndruar në izolim, duke rezultuar pozitivë pas 7 ditësh testimi nga testimi i parë.

Shumica, negativizohen në javën e tretë dhe të katërt

Ekspertët e ISHP-së ndoqën 25 pacientë nga dita e parë e infektimit deri në negativizimin e plotë. Koha maksimale e negativizimit rezultoi 35 ditë. Në 85% të rasteve, negativizimi nisi në javën e katërt ose deri në javën e pestë për 10-12% të rasteve, ose fundi i javës së gjashtë, për rreth 3-5% të rasteve.

Ekspertët e ISHP-së kanë sqaruar se megjithatë, një PCR pozitive pasqyron vetëm zbulimin e ARN-së virale dhe nuk tregon domosdoshmërisht praninë e një virusi me kapacitet infektues, për vetë faktin që ka mjaft raste asiptomatike, Në lidhje me asimptomatikët, Instituti i Shëndetit Publik do të arrijë të paraqesë raportin përfundimtar analitik pas pandemisë.

Megjithatë, nga studimet e publikuara nga laboratorët shkencorë të vendeve europiane dhe botërore shumë të zhvilluara, është zbuluar në disa raste ARN virale prej PCR edhe pas javës së 6 nga testi i parë pozitiv. Në disa raste të tjera shumë të rralla, janë raportuar rezultate pozitive edhe pas dy testeve të njëpasnjëshme negative të kryera 24 orë larg njëri test nga tjetri, të cilat janë vlerësuar ose gabim në testim, ose një riinfeksion, apo riaktivizim i virusit./Monitor

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In