• Kontakt
Friday, January 30, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Presioni amerikan shtyn miratimin e Kodit Zgjedhor: Mazhoranca e vendosur për të eliminuar koalicionet, drafti i PS bashkohet me të Murrizit

29/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Presioni amerikan shtyn miratimin e Kodit Zgjedhor: Mazhoranca e vendosur për të eliminuar koalicionet, drafti i PS bashkohet me të Murrizit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar ditën e djeshme në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dy nismat e depozituara në Kuvend, një nga grupi parlamentar demokrat dhe një nga mazhoranca janë bashkuar në një të vetëm.

Plani ishte që sot të vijonte diskutimi nen për nen në Komisionin e Ligjeve dhe më pas të enjten të bëhej votimi në seancë plenare. Por pasdite kanë ndryshuar planet e mazhorancës. Sipas burimeve, komisioni nuk do të mblidhet dhe as të enjten nuk do të ketë votim.

PS ka vendosur t’i japë kohë opozitës jashtëparlamentare për të diskutuar draftin e propozuar. Por kjo tërheqje duket se erdhi dhe pas ultimatumit që erdhi nga ambasadorja Yuri Kim, e cila kërkoi konsensus. Nga ana tjetër, ndonëse opozita jashtëparlamentare ka depozituar në Këshillin Politik draftin e saj ku kërkon hapje 100 për qind të listave dhe të mos ndryshojë formulën e koalicioneve, mazhoranca qeverisëse vijon të jetë e vendosur për të mos prekur koalicionet.

Partia Socialiste qysh nga fillimi vijon të shprehet e vendosur për të eliminuar koalicionet parazgjedhore dhe këto të pasqyrohen në Kodin e ri Zgjedhor. Por në Kuvend kishte edhe amendime të tjera që ishin depozituar nga deputetët Ralf Gjoni dhe Andi Përmeti.

Reagime

Ndërkohë që gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka shpjeguar me detaje propozimin e PS-së për hapjen e listave si dhe i ka dhënë një përgjigje PD-LSI përse nuk mund të mbahet formula e koalicioneve ashtu siç ka qenë në ligjin e vjetër.

Sipas tij, lejimi i koalicioneve parazgjedhore krijon deformime të mëdha, për arsye se vota nuk ndahet në mënyrë të drejtë. “I kemi duart e lidhura për të mos prishur marrëveshjen e 5 qershorit, të negociuar nga faktorë që na interesojmë që t’i kemi pranë, të paktën të shkohet te minimumi i mosdakordësisë.

Praktika nuk e ndalon lirinë e konkurrimit të përbashkët të disa forcave zgjedhore është lejohet që të krijojnë aleanca. Sistemi i kaluar kishte mbyllur listat dhe kishte hapur partitë, por kjo krijon pabarazi se po të kemi edhe lista të hapura dhe parti të hapur krijohet një deformim i vullnetit të zgjedhësve, se vota i shkon një koalicioni i një partie më të madhe dhe krijon deformim dhe kjo është arsyeja se përse asnjë vend i hapësirës së OSBE-ODIHR që të sjellë një moment të një vendi një model proporcional rajonal me lista të hapura ose të mbyllura që ka formulimin e koalicionit siç e kemi ne.

Asnjë vend nuk e ka”, tha Gjiknuri. E vetmja gjë që mazhoranca është shprehur e gatshme për të negociuar është pragu elektoral. Sipas Gjiknurit, pragu 3 për qind nuk është më i mirë dhe ka lënë një mundësi për konsensus mes palëve. “Nuk ka asnjë impakt sa i përket financimit apo përfaqësimit.

Dhe nga kjo pikëpamje nuk ka asnjë problem koalicioni. Çështja e pragut, edhe kjo është një propozim që në fillim ishte 5%, pastaj u vendos që të përcaktoheshin nga ligjvënësit. 3% quhet një prag normal, i ulët. Në vendet e tjera shkon 4-5%. Kjo reflekton situatën e sotme, u nisëm nga një premisë që të marrësh një përfaqësim duhet të demonstrosh që ke një numër votash”, tha Gjiknuri.

Reagon Murrizi

Ndërsa kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi u shpreh nuk do të heqë dorë nga kërkesa për hapje të plotë të listave. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Murrizi tha se një tjetër kërkesë e tyre është që numërimi i votave të bëhet nga njerëz apolitikë.

“Varianti i PS-së është një sondazh dhe jo lista të hapura. Ne në emër të listës sonë kemi kërkuar që listat të hapen 100 për qind. Ne duam që në këtë Kuvend të vijnë deputetë, që vijnë nga qytetarët shqiptarë. Mos pengoni atë që lejon Kushtetuta.

Dëshiroj që për herë të parë të ketë garë të ndershme. Ne kërkojmë që numërim të jetë nga administrata politike. Kemi propozuar edhe pragun. Nuk na tremb pragu. Të vijnë në Parlament ata që e kalojnë pragun. Pra prag kombëtar me sistem rajonal nuk mund të ketë. Idealja do të ishte që të ishte pragu natyral për një mandat në qark”, tha ai. / ELISJEDA KIKO

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In