• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Presidenca si Teatër pa spektatorë

30/09/2020
in Blog
A A
Presidenca si Teatër pa spektatorë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Nuk e kam fjalën për mediokritetin e djeshëm të Budinës në Presidencë, pasi tani ai mund të argëtojë vetëm spektatorë me listë. Në krahasim me Budinën, Ilir Meta është një aktor më i mirë. Ka më shumë temperament dhe i merr më seriozisht rolet. Por të dy i bashkon një gjë: Nuk kanë publik.

I pari nuk ka, se nuk ja ka dalë kurrë të bëhet aktor race, dhe nuk ka pasur kurrë spektatorin e vet. Tani ka përfunduar aktor skenash politike.

I dyti nuk u bë dot kurrë politikan popullor të kishte elektoratin e vet, dhe ka përfunduar aktor. Dhe të dy i bashkon fakti që improvizojnë publikun dhe sillen si udhëheqësa.

Ilir Meta ka kohë që e ka nisur kthimin nga President në aktor, para se Budina të kthehej nga aktor në politikan.

Pa mbushur ende një vit në Presidencë, ai nisi të imitojë kryetarin e opozitës dhe të luajë rolin e tij. Dhe të gjitha eksperimentet i bën në Presidencë.

Aty eksperimentoi dhe vuri në skenë dramën e “revolucionit të molotovëve”, që përfundoi në komedi për publikun dhe në tragjedi për opozitën.

Aty vuri në skenë skenarin e bojkotit të zgjedhjeve lokale, duke i shtyrë ato me dekret, e duke e kthyer në tragjedi për opozitën dhe komedi për atë, si President që nuk e mori seriozisht askush.

Pastaj filloi të aktronte si i çmendur dhe na bëri merak të gjithëve. Shkonte rrugëve të Bosnjës, kapte një mace dhe e puthte, pastaj një qen dhe e vërtiste në duar, pastaj takonte tifozë të Sëlltikut dhe shpallej tifoz me Sëlltikun, dhe e gjithë kjo, që ne të harronim çfarë kishte bërë me “revolucionin e molotovëve” dhe bojkotin e zgjedhjeve.

Pastaj filloi të luante rolin e njeriut normal, që kritikonte opozitën për bojkotin dhe djegien e mandateve. Pastaj filloi të luftojë korrupsionin dhe mori me radhë listat e tenderave që më parë i ndante ai, me shqetësimin se tani dikush tjetër i merr lekët.

Pastaj befas u bë patriot. Filloi të kërkojë llogari për marrëveshjen e “detit” që kishte firmosur vetë më 2009, dhe zuri të bridhte fshat më fshat në çdo cep të Shqipërisë, të gjente heronj që kishin sakrifikuar për këtë vend, e t’i bënte pasardhësit e tyre anëtarë të LSI. E zuri nga Mic Sokoli, dhe përfundoi tek Lufta e Vlorës, duke bërë më rrëmujë se sa është, gjithë historinë tonë.

Tani nga fundi është i mahnitur nga Faik Konica dhe Arben Malaj, dhe i citon të dy njësoj.

Por problemi është se nuk “ndez” asgjëkundi. Njerëzit e marrin prap për aktor. Nuk e marrin seriozisht kur anulon zgjedhjet me dekret, nuk e marrin seriozisht kur shpall zgjedhje, pasi nuk i shkon njeri, nuk e marrin seriozisht kur çmendet e loz me qen e mace, nuk e marrin seriozisht as kur sillet normalisht, nuk e marrin seriozisht kur bën si atdhetar, nuk e marrin seriozisht as kur citon Ben Malajn.

Thjesht e kanë të fiksuar në kokë, që ky është ai burri i “bllokut” për të cilin u vranë katër vetë në Bulevard. Çdo gjë tjetër për të cilën ai po torturohet si aktor, nuk ja merr njeri seriozisht. Ndaj ka bërë mirë që ka thirrur Budinën në Presidencë. Të paktën të ketë një njeri në atë godinë që të paguhet si aktor. Se Meta paguhet për President.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In