• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Preç Zogaj dhe bashkëshortja e tij fitojnë betejën me COVID-19: Virusi na mori njerëz shumë të shtrenjtë të familjes

05/11/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Preç Zogaj dhe bashkëshortja e tij fitojnë betejën me COVID-19: Virusi na mori njerëz shumë të shtrenjtë të familjes
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti, poeti dhe shkrimtari i njohur, Preç Zogaj ka bërë të ditur ditën e sotme se ai bashkë me gruan e tij, pas tri javësh ‘betejë’ me koronavirusin, ka arritur të marrë përgjigjen negative të tamponëve.

Zogaj në një mesazh në Facebook thekson se pas këtij lajmi, tashmë fëmijët e tij kanë mundur të marrin frymë lehtësisht. Ndërkohë që shton se COVID-19 i ka marrë jetën njerëzve shumë të shtrenjtë të familjes së tij.

Zogaj në mesazhin e tij falënderon edhe mjekun pneumolog, Arjan Mezini, i cili i ka asistuar gjatë gjithë procesit të kurimit të COVID-19.

Mesazhi i plotë i Preç Zogajt:

Pas tri javesh në ” regjimin” e Covid-19, me në fund unë dhe ime shoqe morën përgjigjen se tamponat tanë dolën negativë. Shumë njerëz të prekur kanë dhënë dëshmitë e tyre për vuajtjet fizike dhe psikologjike që shkakton ky virus i rrezikshëm.

Nuk kam ndonjë gjë të veçantë për tu shtuar, veç ti rikonformoj ato dëshmi dhe të nënvizoj ankthin e një beteje të zgjatur në kufinjtë fluidë të përkeqësimit dhe përmirësimit, kur në ditët e sulmit, pasi ka hyrë si kalë troje në organzimin tonë, virusi shfaq karakteristikën që tashmë ia njohim të gjithë: dinakërinë.

Kemi një falenderim të madh për mjeket dhe infermierët që asistuan shërimin tonë. Në veçanti për mjekun, Arjan Mezini, pneumolog në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Doktor Arjani është pjesë e një komuniteti mjekësh e infermierësh, që po luftojnë prej muajsh, si heronjë të vërtetë, në vijën e parë të betejës kundër armikut më të madh të shëndetit të njerëzve në këtë kohë, që shpresojmë të mos jetë epokë.

Për të mund të them: patëm fat që ishim pacientët e tij.

Fëmijët tanë morën frymë të lehtësuar sot. Por buzeqeshjet e tyre dhe tonat janë dënuar të mos i bëjë shoqëri këtij lehtësimi.

Sepse gjatë ditëve të pengmarrës sonë nga Covidi kemi humbur dy njerëz shumë të shtrenjtë, Gjinin dhe Gjergjin, vëllezërit e gruas sime, shokët e mi të mirë, dy njerëz të thjeshtë, që jetuan gjithë jetën në shenjën e Ndershmërisë ektreme, të cilën nuk e menduan asnjë ditë jashtë mode, por ua trashëguan si pasurinë më të madhe fëmijëve të tyre, Majlindës, Merit, Artës, Florit, Tonit.

Pushofshi në paqe Gjin dhe Gjergj! Zemrat tona do të jenë gjithmonë Memoriali juaj!.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

11/11/2025
Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

09/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In