• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Prapaskenat e zgjedhores/ PD-PS drejt heqjes së koalicioneve për t’i hapur rrugën bashkëqeverisjes: “Luftë” në Parlament për draftin e 5 qershorit

29/06/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Prapaskenat e zgjedhores/ PD-PS drejt heqjes së koalicioneve për t’i hapur rrugën bashkëqeverisjes: “Luftë” në Parlament për draftin e 5 qershorit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Java që sapo ka nisur do të jetë vendimtare për stabilitetin politik. Edhe pse PS dhe PD i hodhën pas mëritë e vjetra dhe gjetën konsensusin për reformën zgjedhore, testi i vërtetë do të jetë këtë javë pasi do të vendoset nëse drafti i 5 qershorit do të miratohet apo do të shkojmë drejt një projekti të ri.

Opozita parlamentare ka vënë si kusht ndryshimin e Kushtetutës me qëllim që të japë votën për draftin e dakordësuar. Nesër do të mblidhte Këshilli i Legjislacionit, i cili do të analizojë draftin në fjalë, ku do të vendosë nëse do të shkohet te lista e hapura dhe për pasojë te heqja e koalicioneve apo jo.

Gazeta ka mësuar se në prapaskenë po qarkullojnë disa skenarë që rrezikojnë draftin e propozuar nga amerikanët. Ai draft më shumë ka krijuar pakënaqësi sesa dakordësi dhe një skenar që ekziston është që ai të rrëzohet në Parlament. Pra drafti do shkojë në komisionin e posaçëm dhe nga aty direkt në seancë plenare ku nevojiten 84 vota. Mazhoranca e ka të lehtë t’i plotësojë numrat, por sipas informacioneve,

PS nuk do të pranojë një draft me vota të trafikuara. Çka do të thotë se drafti mund të bjerë dhe PS-PD lajnë duart duke ja faturuar rrëzimin opozitës parlamentare. Skenari i dytë është që mund të shkohet më dy drafte për votim. Një draft i 5 qershorit dhe drafti tjetër, ai i opozitës parlamentare, i cili mund të pësojë disa ndryshime në Këshillin e Legjislacionit. Pra PS, këtë javë do të hyjë në negociata me deputetët e opozitës parlamentare duke lënë jashtë çdo diskutimi PD dhe LSI. Data 30 qershor do të jetë vendimtare pasi aty do të përcaktohet dhe fati i reformës zgjedhore, pasi nëse nuk pranohen listat e hapura, me gjasë mund të kemi dhe rrëzim të draftit të dakordësuar në rezidencën amerikane.

Heqja e koalicioneve

Opozita parlamentare kërkon lista të hapura, por ka futur dhe një klauzolë që mbështetet nga PS. Aty futet ideja e heqjes së koalicioneve dhe rritja e pragut me 5 për qind, skemë kjo që favorizon vetëm PD dhe PS, por dhe i hap rrugë bashkëqeverisjes mes tyre.

Socialistë kanë dalë hapur deri më tani duke thënë se ka ardhur koha që koalicionet të ikin. Vetë kryeministri në Parlament tregoi si shembull rastin e Lefter Maliqit. Kreu demokrat Basha nuk ka folur për këtë gjë, po ashtu dhe demokratët e tjerë. Burime të gazetës bëjnë me dije se vetë PD e do këtë gjë, pasi i jep avantazh në zgjedhje, sidomos përballë LSI.

Vërtet këto dy forca janë bashkë, por në degë ka një rivalitet të fortë mes tyre. Në 2017, LSI paralajmëronte se do e nxirrte PD forcë të tretë. Nëse kemi lista të hapur dhe heqje koalicionesh, mund të ketë shumë surpriza në Parlament. E sigurt është se LSI do të pësojë shumë rënie dhe nuk do mund të ketë më rolin e “xholit”. Meta dhe Kryemadhi synojnë që vitin që vjen të marrin aq mandate sa të jenë përcaktues në qeverinë e re.

PS dhe PD nuk e duan këtë gjë dhe me heqjen e koalicioneve LSI mund të dalë jashtë loje. Nga ana tjetër, me hapjen e listave krijohet mundësia që të hyjnë persona me influencë në zonat e tyre, jashtë 3 forcave kryesore. Ndërkohë Myslim Murrizi, Rudina Hajdari dhe disa deputetë të tjerë kanë thënë se do dalin me parti të tyret. Të gjitha këto tregojnë se heqja e koalicioneve mund të sjellë një bashkëqeverisje PS-PD. Është folur gjatë për këtë ide. Vetë shefi i qeverisë pak kohë më parë e ngacmoi si çështje ndërsa me heqjen e koalicioneve do të hapet tërësisht rruga që të kemi një bashkëqeverisje mes dy partive./Sot/Kliti Topalli

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In