• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Pozicioni i Berishës dhe ç’po shohim me Bashën. Çfarë priste Moska prej tyre!

30/05/2021
in Blog
A A
Degradon avokati! Si mund të lejojë policia alabakët e Saliut, ardhur nga skutat primitive të Shqipërisë, të thyejnë dhe plaçkitin Tiranën?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Spartak Ngjela

Çfarë po shohim me Bashën? Dhe, ku është Saliu, në cilin pozicion politik?

Në thelb, përpara nesh, ne kemi një komedi, e cila vjen nga një mbrojtje fëminore që po i bëhet Bashës dhe po bën vetë Basha, në funksion të humbjes së zgjedhjeve, që ky të mos japë dorëheqjen. Këta thonë: na kanë manipuluar zgjedhjet, por nuk kanë prova.

Por, cila është situata politike e krijuar?

l.Basha ka humbur zgjedhjet dhe thotë: “kam fituar, se më kanë manipuluar procesin zgjedhor’. Ndërkohë i ka humbur dhe të gjitha gjyqet, dhe sërish po na thotë: po më vjedhin.

Por, Basha po arsyeton jashtë fakteve reale, dhe e ka mërzitur opinionin publik.

Ai thotë në përsëritje: “ne nuk kishim asnjë pushtet në zgjedhjet e 25 prillit”, në një kohë që pushtetet e opozitës i kishte dorëzuar vetë, me rrugën dhe motivin e tij të kryengritjes; kurse kryengritjen nuk e bëri dot në vitin 2019, se i thehu hundët ushtria.

Nga ana tjetër, ka prova që Moska ka qenë në pritje të kësaj kryengritjeje. Po Basha dhe Saliu, e dinin. Sigurisht që e kanë ditur.

Edhe sot jemi në të njëjtën situatë: është i njëjti motiv që përdori Berisha për të dorëzuar mandatet e deputetëve të Partisë Demokratike në vitin 2019. Motivi ishte duke theksuar: “Ne Partinë Socialiste nuk e rrëzojmë dot me vota, se manipulon zgjedhjet me forcën e pushtetit”.

Basha ndërkaq ka dalë në fushatë për t’u rizgjedhur kryetar i PD, dhe të njëjtën gjë përmend në fushatën e tij.

ll.Ajo që bie në sy, është se Basha sërish, nuk ka asnjë ide, dhe po na thotë: do bëjmë ndryshimin e madh në Shqipëri. Por, si mund të bëhet ndryshimi pa ide!!

Këtë e di vetëm Basha.

Në fakt, mënyra se si fliste ai dhe Saliu për zgjedhjet e prillit, kuptohej se të gjithë stisjen e tyre e kishin ndërmarrë për të krijuar motivin e kryengritjes.

Po kryengritjen, pse nuk e bënë, se atë mezi po e priste edhe presidenti Ilir Meta?

Kryengritjen nuk e bënë dot, sepse në datën 26-27 prill, një ditë pas zgjedhjeve, në Durrës filluan të zbarkonin trupat e ushtrisë amerikane.

Këtu u duk se mori fund edhe oreksi i politikës ruse, që kuptohet nga shenjat që po jep, se e ka pritur kryengritjen Basha-Sali.

Megjithatë, Basha nuk po resht së bërtituri për manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Po, ky Basha, budallenj i di shqiptarët? Jo, ai gënjeshtrën kuptohet që nuk e ka për të gjithë shqiptarët, se, në fakt, e ka vetëm për përkrahësit e tij të dehur, që i do për kryengritje. Dhe ka dalë përpara opinionit publik duke i thënë: vetëm unë mund ta rrëzoj nga pushteti Partinë Socialiste.

lll.Por, ndërkohë, pikërisht brenda arsyes së liderit unik, Basha na thotë: “jam shumë i fortë”, kur të gjithë shqiptarët e dinë që ai vetë është skllav i Saliut. Por, vetë Saliu ndërkohë është nongrata në Amerikë… Domethënë, padroni i Bashës nuk pranohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurse Basha nuk e përmend fare këtë fakt…dhe Basha është një burrë i ndershëm, dhe i ndershëm është edhe Saliu me arradhën e tij. Por…

lV.Megjithatë, është fakt që Saliu është nongrata në Amerikë, me akt administrativ të Departamentit të Shtetit dhe sekretarit Blinken, por ky tani ka kaluar në “heroikë politike”, se po na thotë: mua më luftojnë antiamerikanët – domethënë, presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, që ka marrë 82 milionë vota në zgjedhjet presidenciale, është antiamerikan, dhe Saliu po na del “luftëtar i çështjes amerikane”, edhe pse në vitin 1996-1997 ky ishte i bashkuar me islamizmin radikal antiamerikan. Megjithatë, Saliu është një burrë i ndershëm. Dhe të ndershëm janë të gjithë ata që kërkojnë kryengritje në Shqipëri.

Por, nuk kanë forcë për kryengritje, me gjithë ndershmërinë e tyre, se në Shqipëri janë 8000 trupa të ushtrisë amerikane.

Halli dhe frika të bëjnë të nxjerrësh nga goja mbrojtjen me logjikë fëminore.

Por, a nuk i shihni të dy, Sali e Bashë, që janë mbështjellë bashkë me të njejtin mendjelehtësi në funksion të zgjedhjeve dhe kryengritjes për votën e lirë?

V.Kurse Saliu e ka më të rëndë çështjen: se ka akuzë amerikane. Por edhe këtu, i gënjyer nga mendjengushtësia e njeriut të trembur, po na deklaron se ka hedhur në gjyq për shpifje kundër tij sekretarin e shtetit të Amerikës. Dhe na thotë se e ka akuzuar në Francë.

Nuk kupton derëziu, se ka të bëjë me lidershipin e lartë politik të Shteteve të Bashkuara, të cilin e ka hedhur në gjyq për shpifje në një gjykatë të Francës. Kurse avokatët po pyesin: pse, Shtetet e Bashkuar të Amerikës, janë një koloni franceze?

Po ku pyet Saliu! Pse, pyet një tetëvjeçar se e kujt është prona dhe ç’është pronësia? Megjithatë, Saliu është një burrë i ndershëm…

Kurse jurisprudenca na thotë se, për të çelur një gjyq në Francë, duhet të jesh nënshtetas francez. Po çfarë i duhet Saliut kjo, ai përsëri është një burrë i ndershëm.

Kurse Basha nuk e përmend fare dëbimin e Saliut nga Shtetet e Bashkuara; sigurisht që prapë, edhe ky është një burrë i ndershëm, se po mbron Partinë Demokratike.

Po Partisë Demokratike, i duhet një ndershmëri e tillë për të fituar ndonjëherë.

Jo, nuk fiton dot, por PD është pronë e Saliut, dhe vetë partia e di që ka një pronar të ndershëm.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
80 vjetori i Llazi Sërbos, aktorit plot sharm dhe shpirti delikat i karaktereve të fuqishme

Aktori i paharruar Llazi Sërbo, para se të ndahej nga jeta shkroi…

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In