• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Politika dhe media e mbushur me ish spiunë, publikohen pseudonimet e reja të bashkëpuntorëve të ish-Sigurimit të Shtetit

27/04/2024
in Aktualitet
A A
Politika dhe media e mbushur me ish spiunë, publikohen pseudonimet e reja të bashkëpuntorëve të ish-Sigurimit të Shtetit
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shteti ka zbuluar disa prej pseudonimeve që përdorin agjentët e Shërbimit Sekret gjatë regjimit komunist. Prej disa vitesh ka nisur një proces informimi për ata që ndiqeshin nga regjimi dhe ata që ishin pjesë e Sigurimit. Gazeta “SOT’, ka siguruar disa prej dokumenteve të deklasifikuara javët e fundit nga AIDSSH, ku jepen detaje mbi pseudonimet që kishin agjentët dhe bashkëpunëtorët e regjimit. Sipas dokumenteve, disa nga pseudonimet janë “Misri”, “Telefoni”, “Kosovari”, “Rrapi”, “vullnetari”, “kanali”, “Pashalimani”, “Bleta”, “Maja e Penës”, “Gramozi”, “Munella”, “Kalemi”, “Tomorri, “Shigjeta”, “Voskopoja”, “Llafazani”, “Fllanza”, “Mysafiri”, “Dardha”, “Zinxhiri”, “Uthull Kajsia”, “Kungulli”, “Dardha e Madhe”, “Lamshi”, “Këneta”, “Pjergulla”, “Aelgro”, “Gjuetari”, “Vigjilenti”, “Bushi”, “Gaveta e vjetër”, “Kopshtari”, “Boshi”, “Turja”, “Goliku”, “Liqeni”, “Bretkoca”, “Balta”, “Nëpërka”, “Mbjellja e specave”, “Gjethi fasules”, “Shpëtimi”, “Grupi gremina”, “Bloza”, “Aeroplani”, “Laraska”.

Politika dhe media të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit

Përmendja e emrit të ish-presidentit Ilir Meta se ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit, ka rikthyer edhe njëherë në qendër të debatit historinë e regjimit komunist dhe “krimeve”, përndjekjeve dhe vuajtjeve që iu shkaktua qytetarëve shqiptarë asokohe nga institucionet ligjzbatuese e jovetëm. Madje në media disa ditë më parë është publikuar një dokument që tregon se Ilir Metaj u pagua 50 lekë nga Sigurimi i Shtetit, për një shërbim kryer ndaj kësaj strukture. Dokumenti mban datën 6 shkurt të 1989-ës dhe është një vendim për tërheqjen e parave nga fondi sekret për interesa operative të ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas dokumentit, Metaj është paguar me 50 lekë si shërbëtor e spiun, për realizimin e një përgjimi në një restorant. Studenti Filip Talo, shok me Ilir Metën, vendos të arratiset drejt Greqisë. Këtë plan, Filip Talo e ndan në mirëbesim me shokun e ngushtë dhe Ilir Meta shkoi ta spiunonte duke u bërë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, por edhe duke u paguar me 50 lekë. Dokumenti vërteton gjithçka të raportuar më parë për spiunimin e shokut të Ilir Metës, Filip Talo. Fakti është vetëm një, Ilir Meta ishte spiun dhe është paguar 50 lekë nga ish-Sigurimi i Shtetit. Parlamenti dhe politika shqiptare, madje dhe mediat e pozicionuara pranë krahëve politikë shqiptar, prej 30 vjetësh janë kthyer dhe në “gjendje civile” e emrave të dytë të politikanëve, qeveritarëve e zyrtarëve të lartë të shtetit, ne lidhje me ish-të kaluarën e tyre si ish-spiunë të Sigurimit famëkeq të Shtetit të diktaturës komuniste shqiptare. Nga të dy krahët e politikës, gjatë debateve në Parlament janë përmendur lista me pseudonime ish-spiunësh, duke mos lënë jashtë kësaj liste pseudonimesh as krerët e lartë të shtetit e të pushtetit, madje edhe vetë kryeministrin dhe kryetaren e kuvendit aktual. Faktikisht, edhe pse në këto 30 vite nuk janë hapur dosjet e zeza të ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit, nuk ka asnjë dyshim tashmë, që shumë prej figurave politike e qeverisëse në Shqipëri, por dhe të krejt strukturave të tjera qendrore e lokale të shtetit, janë kontingjente të ish-sigurimit të shtetit në pozicionin e spiunit. Në dosjet sekrete të ish-Sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka të tilla “Profesori”, “Inxhinieri”, “Parafabrikati”, “Sqepi”, “Çiftelia”, “Cigarja”, “Dizenjatorja”, “Financieri etj, etj.

Ja disa prej pseudonimeve të tjera që lakohen

Ndërkohë, gazeta “SOT” po risjell sot për lexuesin dhe një listë tjetër të pseudonimeve, prej të cilave disa janë zbardhur: Medicina; Penicilina; Qukapiku; Inxhinieri; Çiftelia; Çorapja; Qepa; Kodrina; Dizenjatorja; Financieri; Drita; Stilografi; I Vogli; Korani i Myzeqesë; Alfons Ballshi; Raketa; Profesori; Shkrimtari; Dragoi; Cigarja; Livadhi; Snajperi; Proletari; Intelektuali; Sqepi; Doku; Bozhuri; Plepi; Parafabrikati; Kitara; Ushtari; Gjeli; Grepi; Shishja e qumështit; Serbi; Çiklisti; Fryma; Vesa e mëngjesit; Greku; Malësori; Tigri; Vinçi; Sapuni; Diplomati; Poeti; Urithi; Pëllumbi; Stuhia; Iriqi; Komshiu; Komandanti; Vigjilenti; Magazinieri; Nata; Dallga; Kominoshja; Piktori; Xhuxhi; Masoviku; Shkrepësja; Llulla; Fyelli; Arkitekti; Kaçavida; Shkodrani; ; Agronomi; Zootekniku; Memeci; Doktori; Qershia; Daja; Fryti; Demoni; Bërthama; Bjeshka; Sandalja; Lisi; Fonogrami; Kronometri; Valltarja; Dirigjenti; Pashtriku; Snajperi; Sykuqi; Përparësja; Pela Egër.

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In