• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Polemika SHBA-BE për bisedimet Kosovë-Serbi! Emisari amerikan Grenell i përvishet eurodeputetes: Lini kritikat dhe fokusohuni te heqja e vizave

20/06/2020
in Diaspora
A A
Polemika SHBA-BE për bisedimet Kosovë-Serbi! Emisari amerikan Grenell i përvishet eurodeputetes: Lini kritikat dhe fokusohuni te heqja e vizave
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fillimi i normalizimit të transportit ajror, rrugor dhe hekurudhor mes Kosovës dhe Serbisë ishin në fokus të agjendës së të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell.

Në të tri qëllimet, Grenell ia ka arritur që t’i marrë nënshkrimet e Prishtinës dhe Beogradit dhe vlerësimet se u arritën marrëveshje historike.

Por, ndaj Administratës Trump dhe të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka hedhur akuza Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Ajo në Twitter, kishte pyetur nëse marrëveshjet në fjalë mes Kosovës dhe Serbisë, kishin ndonjë rezultat.

“Interesante. A kishte ndonjë rezultat nga “marrëveshjet” e tij të fundit #lufthansa #railway #aviation? Nuk gjeta dot”, ka shkruar Carmon.

E ndaj saj ka reaguar Richard Grenell. Përmes një shkrimi në “Twitter”, ka thënë se Viola Von Cramon, është duke u ankuar që 20 vjet dhe nuk po bën asgjë.

Ai ka pyetur Carmon pse nuk janë liberalizuar vizat për kosovarët, ndërkaq ka lavdëruar punën e Donald Trump që po bën për Kosovën e Serbinë.

“Viola, Administrata Trump në vend që të kritikojë, bën gjithçka për të ndihmuar në normalizimin e ekonomive të Kosovës dhe Serbisë. Pse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që ju është dashur të bëni: liberalizimin e vizave për Kosovën. Ju jeni duke u ankuar për të tjerët për 20 vjet. Bëni pjesën tuaj”, ka shkruar Grenell.

Së fundi në lidhje me liberalizimin e vizave është lajmëruar edhe eurodeputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon,

Ndërkaq, Carmon kishte deklaruar se nga korriku Gjermania do të merr presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian dhe e ky ndryshim i Presidencën mund të jetë në të mirën e kosovarëve për t’iu liberalizuar vizat.

“Shpresoj që me marrjen e Presidencës nga Gjermana t’u jepen vizat kosovarëve. Është diskriminim dhe ne nuk mund të premtojmë atë që s’mund të bëjmë. Ky frustrim ndjehet edhe nga shumë kolegë të mi në Parlament, në veçanti në Berlin, por edhe në shumë kryeqytete të tjera. Jam mjaft optimist që presidenca gjermane ta pranojë këtë situatë”, kishte thënë Cramon. /Telegrafi/

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In