• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Po shkakton panik raketa kineze 20 tonëshe që ka humbur kontrollin! Fotografohet përtej Adriatikut, shumë afër Tokës, ja kur pritet të bie

08/05/2021
in Aktualitet, Bota
A A
Po shkakton panik raketa kineze 20 tonëshe që ka humbur kontrollin! Fotografohet përtej Adriatikut, shumë afër Tokës, ja kur pritet të bie
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fotografohet bërthama e madhe e raketës kineze e cila peshon plot 21 ton pritet të bjerë ditën e nesërme në tokë, e cila tashmë sipas një vëzhguesi qielli në Itali që është pjesë e projektit “Virtual Telescope” ka thënë që raketa është futur në atmosferën e Tokës.

Ndryshon ora e rënies së raketës kineze në tokë, në listën e vendeve të rrezikuara edhe Shqipëria e Kosova, ekspertët bëjnë publike informacionet e rëndësishme

Sipas ekspertëve, përforcuesi 21 tonësh është mjaft i madh sa që disa pjesë ka të ngjarë të arrijnë në tokë.Shanset janë që çfarëdo mbeturinash që bien në tokë, të bien mbi ujërat e hapura.

Por nuk ka asnjë garanci që mbetjet e “March Long 5B” nuk do të bien mbi një zonë të populluar.

“Komanda Hapësinore e SHBA-së është në dijeni dhe përcjell vendndodhjen raketës kineze në hapësirë, por pika e saktë e hyrjes së saj në atmosferën e Tokës nuk mund të përcaktohet,” tha agjencia amerikane e mbrojtjes ndërsa gjurmonte mbeturinat nga Pentagoni më 5 maj.

Pritej që raketa kineze të kryente një manovër aktive për të deorbituar vetveten, por kjo nuk duket se ndodhi. Në konferencën për shtyp përpara nisjes, Komandanti i Përgjithshëm i raketës “March Long 5B” – Wang Jue – u tha gazetarëve se “March Long 5B” ishte përmirësuar që nga hera e fundit, por nuk u përmend asnjë manovër e mundshme deorbit.

Bazuar në orbitën e tij aktuale, gjurmët e mbetjeve ka të ngjarë të bien diku deri në veri si New York, Madrid ose Pekin dhe deri në jug si Kili Jugor dhe Wellington, Zelanda e Re, ose diku në mes.

Rrezikon edhe Shqipërinë, Italia ngre alarmin për raketën kineze, 9 rajone në gatishmëri, thirrje qytetarëve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura

Edhe pse ekspertët kishin bërë një hartë paraprake të rënies së raketës, duket se zona e rënies së mundshme në këtë rast është e kufizuar akoma më tej nga trajektorja e fazës së raketës.

Mbetjet mund të bien në 41.5 gradë gjerësi gjeografike veriore dhe 41.5 gradë gjerësi gjeografike jugore, pjesë në këtë hapësirë gjeografike është edhe Shqipëria.

Një nga vendet që mund të preken është edhe Italia. Kjo e fundit ka marrë masa paraprake në 9 rajone të vendit.

Në Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Bazilikata, Puglia, Kalabri, Siçili dhe Sardenja, qytetarëve u është këshilluar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, për të shmangur çdo lëndim të mundshëm nëse ndodhe që pjesë të raketës të bien atje. Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme një teleskop në Itali ka arritur të fotografojë raketën kineze.

Virtual Telescope me bazë në Itali kapi imazhin e raketës, e cila dukej si dritë e ndritshme, ndërsa kalonte mbi teleskopin robotik “Elena”. Në trajektoren e rënies mund të përfshihet edhe vendi ynë, por ekspertët ndërkombëtarë deklarojnë se mundësitë më të mëdha janë që pjesë e raketës do të bien në ujë.


Share214Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

Nostalgji për mikun e rrallë! Luftar Paja: Sa na mungon, o i madhi Kadri…

19/09/2025
31 vjet që është ndarë nga jeta  “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

31 vjet që është ndarë nga jeta “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

19/09/2025
Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In