• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Po pinte cigare në ballkon kur u shembën kangjellat”, babai rrëfen momentet e fundit të djalit që humbi jetën në Hotel “Rogner”

15/09/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
“Po pinte cigare në ballkon kur u shembën kangjellat”, babai rrëfen momentet e fundit të djalit që humbi jetën në Hotel “Rogner”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Historia e Ajdin Mustafit, i riu i cili ndërroi jetë aksidentalisht pasi ra nga kati i 5 i hotelit ‘Rogner’ ku po qëndronte për disa ditë pushimi, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’. Ka qenë babai i 28-vjeçarit ai që ka treguar detaje nga ngjarja tragjike, që i mori jetën djalit të tij, i cili la pas dy fëmijë të mitur.

Në një lidhje skype nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut, Mehmet Mustafi tregoi bisedën e fundit me të birin, si dhe momentin kur e kishte marrë vesh lajmin tragjik. Ai tha se si fillim kishte pasur dyshime mbi ngjarjen, për të cilën kishte marrë informacione zyrtare se bëhej fjalë për një aksident.

Ai tha se djali në momentin që kishte rënë nga ballkoni, pasi kangjellat ishin thyer dhe për pasojë ai kishte rënë mbi një makinë duke u plagosur rëndë. Madje ai ndahu me publikun disa detaje tragjike, fjalë të fundit të të birit pak para vdekjes, me një punonjës të hotelit ‘Rogner’.

PJESË NGA INTERVISTA

Si e morët vesh lajmin tragjik?
Ne na transmetuan këtë lajm në bazë të dajës së Ajdinit. Ai më tha se ka bërë aksident djali në Tiranë dhe se duhet të shkonim në spital. I thash më trego drejt; ‘a është i vdekur a i gjallë’.

Si e morët vesh?

Rrugës fillova ta konfirmojë. Dhe pyeta mikun tim, dajën e tij dhe ai më tha; Ajdini ka ndërruar jetë. Më pas shkuam dhe morëm trupin dhe erdhëm drejt Maqedonisë së Veriut. Ai ka shkuar në Tiranë më vëllain, me nipër të mi. Dhe ai e kishte shumë qejf Tiranën. Donte shumë që të vinte për pushime këtu.

Telefonata e fundit….
Ditën që ndodhi aksidenti. Në mëngjes biseduam me Ajditin dhe na tha se po kalonte bukur. Isha i lumtur që p kalonte çaste të bukura. Mëngjesin e 10 shtatorit biseduam me Ajdinin. Ishte bisedë e lumtur. Kishte fjetur një natë në hotel dhe tha se po kalonte çaste të mira.

Ju tha se sa do qëndronte?

Deri të shtunën do qëndronte. Mbërriti në Tiranë më datë 9, të enjte, do rrinte deri në shtunë. I kishte lënë përshtypje Tirana dhe tha se do të kalonte sërish atje. Mendoj se ka qenë në atë hotel, pasi e lëvdonte shumë atë vend. Besoj kanë qenë në të njëjtin hotel. Nëse djali i vogël ju ka thënë se kanë qenë atje, po e vërtetë është.

Si e morët vesh që kishte ndërruar jetë?

Ishte pikëllim i madh për mua. I bëja shumë pyetje dajës së tij. A mos u hodh vetë, apo mos e ka shtyrë dikush. Kam qenë i stresuar deri sa mora vesh lajmin që ishte një aksident. Kur shkuam në komisariatin nr.1 në Tiranë na thanë se ishte aksident. Në momentin kur mbërritëm në komisariat e pamë një video të News24 që më mbërriti përmes whatsapp. Djali e pinte cigaren. Në në komisariat na thanë se ka qenë në duke pirë cigare. Ishte ora 14:40. Mu rehatua shpirti kur mora vesh që ishte ngjarje aksidentale. Ka rënë sipër një veture, bashkë me barrierat. Në komisariat pastrova pastruesen që kishte pastruar dhomat dhe një djalë që ka punuar në informacion, që e ka shoqëruar në spital. Ai djali që e ka shoqëruar, më tha; më ka dhënë dorën djali dhe më thoshte; unë jam Ajdin Mustafi. Më kapi dorën dhe më përsëriste emrin. “I vunë maskën dhe më pas infuzionet”.

Ku a ndërruar jetë?

Ai djali më tha; ka dhënë jetën në spital. Kur ka kuptuar se ka ndërruar jetë, i ka ardhur shumë keq, pasi mendoi se do ia hidhte. Me spitalin s’kemi mundur të bisedojmë. Ne u fokusuam te morgu. Pasi na interesonte që të kishim kufomën sa më shpejt në Maqedoninë e Veriut. S’kemi asnjë dokumentacion. Sot djali im ka shkuar aty për të marrë të dhënat.

Keni pasur komunikime me njerëz të hotelit?

Nuk kemi pasur kohë që të shkojmë te hoteli. Ata kanë pasur frikën se mos shkonim ne dhe hapnim luftë me armë. Drejtori i Përgjithshëm nga Vjena, të hoteleve Rogner ka folur me djalin tim, Erkanin, në gjuhën angleze. Te ne ka pasur shumë njerëz, se kjo është një vdekje e rëndë. Na kanë thënë se na ka ardhur shumë keq.

Çfarë beson se mund të ketë ndodhur?

Edhe unë e besoj se ka qenë një aksident. Me keqardhje më vjen të them se një aksident i tillë nuk duhet të ndodhte. Barrierat duhet të jenë të fiksuara me bulona. Ditën e njëjtë kur ndodhi ngjarja, kanë ngjitur hekurat dhe kanë përforcuar barrierat, pasi ashtu kishin qenë./Balkanweb

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In