• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

“Po i frikësohet vdekjes”! Profesori i njohur botëror plas të dhëna tronditëse për Vladimir Putin, tregon çfarë pritet

01/03/2022
in Bota
A A
“Po i frikësohet vdekjes”! Profesori i njohur botëror plas të dhëna tronditëse për Vladimir Putin, tregon çfarë pritet
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Peter Pomerantsev, autor i librit “Kjo nuk është propagandë: Aventura në luftën kundër realitetit” dhe profesor në Universitetin Johns Hopkins dhe London Schol of Economics, në një shkrim të tij për revistën “Time” ka analizuar profilin psikologjik të Vladimir Putin, duke dalë me nje teori interesante për motivet e sulmit të tij ndaj Ukrainës.

I lindur në Kiyv në vitin 1978, bir i një poeti të arrestuar nga KGB, me shtetësi britanike, Pomerantsev shkruan se në vend që të krijojë një Rusi që lulëzon, për shkak të pasurisë së madhe dhe talentit njerëzor, Putin ka krijuar një shtet që i vje era frikë, vdekje dhe vrasje nga të cilat Ukraina është përpjekur të ikën.

“Vladimir Putin po i frikësohet vdekjes dhe që po përpiqet ta kthejë kohën prapa. Ukraina dhe ukrainasit janë kurbani i tij. Invazioni që po bën ai ndaj vendit të tyre është një përpjkeje për ta ndalë vdekjen e tij të pashmangshme.

Derisa plakemi, vdekja bëhet më e vështirë për ta injoruar. Derisa ajo afrohet është e natyrshme që të duash ta kthesh kohën prapa. Bëhemi nostalgjikë, paksa të hidhur me të tashmen. Derisa vdekja afrohet ne bëjmë veprime budallaqe për ta dëshmuar se ende jemi të ri. Provojmë, paksa në mënyrë komike, të mos respektojmë të paevitueshmen. Ta mohojmë realitetin.

Diktatori me fuqi të palimitueshme, që ka qenë në pushtet për kaq shumë dekada mendon se mund të bëjë gjithcka, që ka vrarë dhe ka burgosur gjithkënd që ia ka thënë të vërtetën, ky lloj dikatori mendon se mund të luftojë me kohën.Putin sikur çdo 69 vjeçar – i frikësohet vdekjes.

Frika e tij është akute. Ai, zyrtarëve që e vizitojnë u bën teste fecesi (ose kështu së paku janë thashethemet) për t’u siguruar se nuk janë të sëmurë. Që nga shfaqja e Covid 19, zyrtarët duhet të izolohen disa javë para se ta takojnë atë. Ata që nuk e bëjnë si Presidenti Macron, ulen në një tavolinë absurde të gjatë. A ka ndonjë sëmundje koronike Putin. Ndoshta. Qartësisht ai është i shastisur dhe paranojak nga vdekja.

Trajtimet e tij me botoks që i japijn fytyrës së tij një pamje dylli në shkrirje e sipër, tregon edhe për një dëshirë të tij për ta kthyer orën prapa. Në fjalimet e tij të përcarta dhe të turpshme mbi Ukrainën ajo nuk flet ansjëherë për të ardhmen – ai do t’i ikë të ardhmes dhe atë që sjell ajo.

Ai e “justifikon” atë nëpërmjet dëshirës për ta kthyer të kaluarën: ta cojë Ukrainën në shekullin e 19’të, në Bashkimin Sovjetik, në rininë e tij. ai flet në mënyrë konfuze dhe kërcënuese për rikthimin e lavdisë së Perandorisë ruse, duke kritikuar krijimin e Republikave Sovjetike nga Leninid duke e zhbërë revolucionin ndaj satrapit të tij Viktor Yanukovich më 2014″ shkruan Pomerantsev

Nëse do të krijonte një Rusi tjetër, autori, shkruan se Putin do ta kishte afër Ukrainën.

“Sa më e lehtë do të ishte për Vladimir Putin që të krijonte një Rusi lulëzuese me pasuritë e saj të mëdha të naftës dhe talentit njerëzor që ta bënte një vend me të cilën Ukraina do të donte të qëndronte afër. Në vend të kësaj, ai krijoi vend që i vinte era frikë, vdekje, dhe vrasje nga e cila Ukraina është përpjekur të ikë.

Shkrimtari sovjetik Alexander Solzhenitsyn dikur kishte gjetur një metaforë për sistemin e Kremlinit në librin e një prej roamaneve të tij Pavijoni i kancerozëve. Ajo mbetet një metaforë potente. Kanceri do të metastazojë; të metastazojë nëpër Europë dhe përtej. Diagnoza e Putinit është terminale. Kë do ta vrasë ajo. Ukraina po lufton deri në vdekje – për ta zgjedhur jetën“.

Share230Tweet144


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In