• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Plazh në kohë pandemie, Greqia mirëpret turistët në korrik me rregulla strikte

30/04/2020
in Aktualitet, Diaspora
A A
Plazh në kohë pandemie, Greqia mirëpret turistët në korrik me rregulla strikte
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hapësira plazhi të boshatisura shtrihen përgjatë ishullit të Korfuzit në Greqi dhe hotelierët janë në dyshim nëse do të hapin dyert këtë verë. Vitin e kaluar ky shtet priti 34 milionë turistë, por turizmi, i cili është burim kryesor të ardhurash, është goditur rëndë nga masat e vendosura për të luftuar koronavirusin. Greqia tani po mundohet të shpëtojë nga ajo që ka mbetur nga ky sezon turistik.

“Turizmi po përballet më krizën më të madhe të gjeneratës sonë. Korfuzi është një vend, i cili varet vetëm në këtë burim të ardhurash. Nuk e dimë nëse hotelet tona do të hapen”, tha Charalambos Voulgaris, president i Shoqatës së Hoteleve në Korfuz.

Trafiku ajror dhe detar është kufizuar ndjeshëm pas hyrjes në fuqi të izolimit më 23 mars. Greqia aktualisht po rimëkëmbet nga kriza e kaluar financiare dhe vitin e kaluar, turizmi solli 18 miliardë euro të ardhura. Autoritetet Helene kanë prezantuar një plan për të mirëpritur turistët në korrik.

“Është një pyetje për një milionë dollarë. Sigurisht, kjo varet nga të gjitha vendet e prekura dhe se si ato do të veprojnë lidhur me krizën, por ne synojmë që të rihapim turizmin në korrik”, tha Harry Theocharis, ministër i Turizmit në Greqi.

Zyrtari pohon se ky sezon do të jetë shumë ndryshe nga të kaluarit dhe rikthimi në plazhe nuk do t’i ngjasojë atij që ne njohim. Pushuesit nuk do të mund të qëndrojnë në çadra pranë njëri-tjetrit, duhet të respektojnë distancimin social, të dezinfektojnë shpesh duart dhe në raste të veçanta të përdorin maska mbrojtëse.

Ekspertët po shqyrtojnë gjithashtu dhe pranimin e turistëve nga shtete që kanë pak raste me koronavirus. Ndërsa masa strikte do të vendosen në hotele, bare dhe pishina, zona të cilat konsiderohen me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid-19. Por izolimi nga pandemia ka nxitur një valë anulimesh të prenotimeve.

Për të frenuar këtë, qeveria greke aprovoi një ligj që lejon bizneset e turizmit të ofrojnë kuponë të hapur 18 mujor në vend të rimbursimit të klientëve. Instituti Kërkimor Helen për Turizmin parashikon në një studim se rreth 65% e operatorëve turistikë do të falimentojnë këtë vit. Ndërkohë, Greqia nuk ka një situatë të rëndë nga pandemia koronavirus krahasuar me vendet e tjera evropiane dhe do të nisë rihapjen graduale të ekonomisë duke filluar nga 4 maji.

Share207Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In