• Kontakt
Friday, August 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Plasin aferat në Ministrinë e Shëndetësisë, 8 zyrtarë dhe shefi i kabinetit të Manastirliut paditen penalisht për abuzime me financat dhe koncesionet

27/01/2022
in Aktualitet
A A
Plasin aferat në Ministrinë e Shëndetësisë, 8 zyrtarë dhe shefi i kabinetit të Manastirliut paditen penalisht për abuzime me financat dhe koncesionet
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koncesioni i shërbimit të laboratorëve ka përfunduar në Strukturën e Posaçme Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Koncesioni i laboratorëve është i katërti në shëndetësi pas Check up-it, hemodializës dhe sterilizimit të sallave kirurgjikale, ndërkohë që pritet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë rreth 13 miliardë lekë në 10 vjet ose rreth 100 milionë dollarë. Por ashtu si “Check up-i”, edhe Koncesioni i shërbimit të laboratorëve dyshohet se është dhënë në shkelje të ligjit.

Alarmin e ka dhënë Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili në përmes një njoftimi bën me dije se gjatë ushtrimit të auditimit financiar dhe i përputhshmërisë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konstatuar shkelje të kryera nga ana e tetë funksionarëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lidhur me procedurën e dhënies së këtij koncesioni.

Për pasojë, KLSH thekson se ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme 8 funksionarë të lartë të ministrisë dhe 2 punonjës të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë ushtrimit të auditimit financiar dhe i përputhshmërisë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konstatuar shkelje të kryera nga ana e tetë funksionarëve të MSHMS, institucioneve në varësi të saj, si dhe dy punonjës të ATRAKO, lidhur me procedurën për “Koncesionin/ partneritetin publik privat, për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” si dhe procedurën e prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid”, thuhet në njoftim. Më tej në njoftimin e tij,

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon edhe abuzimet që kanë ndodhur në Koncesionin e shërbimit të laboratorëve, sikundër janë shkeljet me pajise luftarake. Ndërkohë në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhjetë punonjës të lartpërmendur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Por edhe pse bënë me dije se i ka kallëzuar penalisht, KLSH nuk ka zbuluar emrat e punonjësve të përfshirë në abuzime.

Përfundon në SPAK

shefi i kabinetit të Manastirliut Por përveç 10 zyrtarëve të lartpërmendur, në SPAK ka përfunduar edhe shefi i kabinetit të Manastirliut. Në një njoftim të dytë, Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri me dije se gjatë një auditi të zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë, rezultoi se shefi i kabinetit të ministrisë ka kryer shkelje.

“Nga auditimi i kryer janë evidentuar veprime të Drejtorit të Kabinetit pranë MSHMS, në cilësinë e Koordinatorit të Përgjithshëm të Projektit “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor”, si edhe ish Drejtorit të FDSKSH-së lidhur me mos funksionalitetin e sistemit të menaxhimit financiar në 420 QSH-ve, të kryera në kundërshtim flagrant me aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë detyrën e tyre funksionale, të cilat në tërësinë e tyre përbëjnë konsumim të elementeve të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për sa më lart cituar, KLSH ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kallëzimin penal për dy funksionarët e lartpërmendur”, thuhet në njoftimin e KLSH.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In