• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Plas skandali, festivali i RTSH si tallava e “Big Brother”! Ngjarja më e rëndësishme e këngës bëhet zgjatim i “Top Channel”

30/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Plas skandali, festivali i RTSH si tallava e “Big Brother”! Ngjarja më e rëndësishme e këngës bëhet zgjatim i “Top Channel”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Festivali i Këngës në RTSH çdo vit e më dobët, ku dhe publiku duket se e ka braktisur. Festivali në RTSH shënoi edicionin e 60-të në Pallatin e Kongreseve.

Por në jubileun e tij nuk ofroi atë që priste publiku në 60-vjetor. Mungonin emrat e njohur të këngës shqiptare në garë, një numër i vogël këngësh në konkurrim, varfëri në skenar apo dhe probleme të tjera. Më keq akoma Festivali i Këngës në edicionin e 60-të u kthye në një tallava e “Big Borther”.

Edhe pse është një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës shqiptare, festivali u vu në dispozicion të “Top Channel” dhe “Big Brother”. Konkurrentja e këtij shou, Betariks Ramosaj u dërgua në skenë ku ndoqi të vëllanë e saj Alban Ramosaj.

Por Ardit Gjebrea e vuri skenë të gjithë në dispozicion të “Top Channel” dhe të “Big Brother’, duke harruar se bëhej fjalë për festivalin e muzikës shqiptare. Nata e dytë e festivalit u vu e gjitha në shërbim të Top Channel dhe “Big Brother.

Por nuk bëjnë çudi të tilla ngjarje pasi drejtori i RTSH, Joti, ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht. Festivali i Këngës që zhvillohet me paratë publike u ndërthur me “Big Brother”, duke treguar se ku është katandisur ngjarja më e madhe e këngës shqiptare.

Një personazh i panjohur nga “Big Brother” u kthye në qendër të natës së dytë të festivalit, në një edicion jubile, ku sado që organizatorët dhe prezantuesit i bëjnë qejfin njëri- tjetrit tregoi sa dobët u zhvillua dhe këtë vit Festivali i Këngës në RTSH. Në natën e parë të festivalit u kënduan të 20 këngët në garë, ndërsa nata e dytë ishte e dueteve, ku u prezantua dhe nga Ardit Gjebrea, por i mungoi serioziteti i prezantimit të këngëtarëve big, plus interpretimet e dueteve nuk ishin LIVE, por me playback.

Nuk u prezantuan si kampionë, por thjesht me një piano, a thua se ishin në pianobar e jo në festival. Në natën e dytë të festivalit teksa në sfond po luhej kënga “Jon” nga Ardit Gjebrea, e cila flet për eksodin e shqiptarëve në vitet ’91, në sfond doli Zani Çaushi dhe banda e tij.

Nuk dihet nëse pamjet e tij kanë qenë të qëllimshme, apo shkak i ndonjë problemi teknik, por Zani Çaushi nuk ka lidhje me eksodin e shqiptarëve. Gjithçka që ndodhi në edicionin e 60 që nga pjesëmarrja, krijimtaria, ndërthurja e shëmtuar me “Big Brother”, etj, tregoi se tashmë ka humbur ajo quhej si festa e këngës shqiptare.

Mungesa e profesionistëve

Festivali i 60-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar u mbajt në tri netët 27, 28 dhe 29 dhjetorit në Pallatin e Kongreseve. Nga 20 këngë në natën finale ishin 17, por mungesa e emrave të njohur të këngës në konkurrim në edicionin e 60, bënë që në rrjetet sociale kritikat të ishin të shumta. Autorë të muzikës apo dhe artistë të tjerë shpreheshin se ndihej mungesa e profesionistëve në krijimtari dhe interpretim, çka sipas tyre publiku e ka braktisur festivalin.

Si mund të futen këngë të tilla në festivalin më të rëndësishëm të këngës, shpreheshin ata duke vijuar se është e tmerrshme çfarë po i bëjnë këngës shqipe. Në disa prej këngëve nuk mund të flasësh për krijimtari kompozicionale, por dhe një varfëri në tekste.

Publiku i vlerëson e i nderon modelet më të mira të afirmuara të këngës shqipe, dhe kjo do ti jepte shumë pikë dhe vlerë festivalit aq më tepër që bëhej fjalë për një edicion jubile në 60-vjetor. Festivali i Këngës në RTSH duhej të paraqiste e të ngjiste në skenë vlerat më të mira të interpretimit e krijimtarisë, e kjo me sa duket nuk ka ndodhur, pasi emrat big të këngës shqipe i munguan këtij festivali si konkurrues.

RTSH mbahet me taksat publike, por këtë vit u organizua një festival që u katandis në tallava. Organizatorët e Fest. 60 duket se më shumë kishin menduar për një shoë pa vlerë se sa për të organizuar një festival ashtu si duhej në një jubile.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In