• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Plas në opozitë/ Basha e Kryemadhi ngritje zëri e debate mes palëve, mosmarrëveshje për reformën zgjedhore

04/06/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Thellohen krisjet mes Bashës dhe Kryemadhit, PD lë në baltë LSI për koronavirusin, distancohet nga sulmet
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Plas në opozitë. Vënia në rresht e ambasadorëve për të mbyllur brenda dy ditësh reformën zgjedhore ka shkaktuar përplasje mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pas takimit që patën në rezidencën e ambasadores amerikane, Oert Bylykbashi dhe Petrit Vasili në mbrëmje shkuan në selinë e PD, ku u takuan me kryedemokratin Basha dhe lideren e LSI, Monika Kryemadhin, për t’i informuar mbi progresin që ishte bërë. Por mbledhja ka zgjatur përtej parashikimeve. Palët kishin rënë dakord që në 20.30 të mblidheshin sërish në rezidencë, por deri rreth orës 21.30 Vasili me Bylykbashin ishin në takim me Bashën e Kryemadhin. Arsyeja që ka zgjatur ka shumë takimi është se palët kanë pasur mosmarrëveshje.

Mësohet se çështja e përbërjes së komisioneve zgjedhore ka përplasur palët. LSI i druhet një marrëveshje të fshehtë mes PS dhe PD si ajo e 2017 dhe hilen e sheh te ndarja e komisioneve. Mësohet se LSI nuk është dakordësuar me PD për shumë pika, gjë që ka bërë që të kemi dhe shtyrjen e takimit. Por debatet e djeshme treguan dhe një herë ftohjen në opozitë. PD dhe LSI u bënë bashkë për shkak të hallit të përbashkët, por jo se kanë program dhe ideologji të njëjtë. Halli është qeveria “Rama” dhe janë bërë bashkë për ta rrëzuar, por nuk kanë një koalicion të përbashkët. Edhe sa i takon zgjedhores palët gjithmonë kanë pasur ndarje. Financimi i partive ishte ajo që përplaste palët. PD kërkonte financim shtetëror, ndërsa LSI jo. Po nga ana tjetër dhe depolitizimi është pika që ka përplasur palët.

Propozimet e opozitës

Në mbledhjen e zhvilluar me ambasadorët, opozita ka dalë me 6 pika. Propozimi i parë ka të bëjë me qendrat e votimit dhe identifikimin biometrik të votuesve. Sipas opozitës, palët bien dakord për të zbatuar identifikimin biometrik në të gjithë Shqipërinë. Mësohet se në këtë mes ka hyrë BE, e cila garanton të financojë sistemin elektronik. Sa i përket qendrave të votimit, opozita ka propozuar një formulë edhe për përbërjen e tyre, me 3 komisionerë të propozuar nga partitë politike me fuqi vendimmarrëse, të cilët do të trajnohen nga KQZ.

Ndërsa 4 komisionerë, me fuqi vëzhguese, do të emërohen drejtpërdrejt nga partitë. PD është tërhequr nga propozimi i saj duke pranuar variantin e PS për riformulimin e KQZ, por PD kërkon të propozojë kandidatin për kryekomisioner. PD dhe aleatët sugjerojnë që trupi i apelimit të ketë 5 anëtarë, trupi rregullator të ketë nga 3 deri në 5 anëtarë, ndërkohë kërkohet që KQZ të ruajë të drejtën për të urdhëruar rinumërim të pjesshëm.

Opozita kërkon edhe një rikompozim të qendrave të numërimit. Bie dakord me formulën e komisioneve të numërimit me 1 anëtar të propozuar nga KQZ ose 3+3 vëzhgues të vënë nga partitë politike në tavolinë, ose 4 përfaqësues të propozuar nga partitë më të mëdha politike në vend. Opozita është tërhequr nga propozimi që ankimimi të ndodhte në Kolegjin Zgjedhor me gjyqtarë që nuk e kanë kaluar procesin e veting-ut, por ankimi të ndodhë në Gjykatën Kushtetuese, pra me gjyqtarë që e kanë kaluar procesin e veting-ut.

Share249Tweet151


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit  të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

08/07/2025
Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In