• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Plas lufta për FSHF, kërkohet hetim ndërkombëtar për Armand Dukën, futen në lojë FBI, DEA, Scotland Yard dhe SPAK

24/01/2022
in Aktualitet
A A
Përplasja Broja-Reja, Armando Duka sulmon lojtarin: Nuk është lojtar i madh ai, duhet të mësojë të sillet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia e Tiranës është vënë në lëvizje për t’u dhënë fund abuzimeve në Federatën Shqiptare të Futbollit. Kryebashkiaku Erion Veliaj pak ditë më parë akuzoi Armand Dukën se ka përvetësuar fondet e FIFA, por mësohet se nuk do të mbesë me kaq.

Bashkia e Tiranës është aksionere te ekipi i Tiranës dhe në këtë kuadër do të kërkojë të hënën një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet e Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.

Çështjet e shitjeve ndërkombëtare të ndeshjeve dhe basteve të paracaktuara do t’i paraqiten oficerëve rajonalë të FBI. Sipas burimeve, agjentët e DEA me qendër rajonale në Athinë – agjencia amerikane e antidrogës – do të prezantohen me të gjitha provat e parave të pista në sport, me dijeni e mbështetje të Armand Dukës me elementë të botës së krimit në Shijak e vende të tjera të Europës e Amerikës Latine.

Ndërkohë, me shkresën me nr. 23859 prot. më datë 26.11.2021, është referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materiali procedural për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i k. Penal në ngarkim të drejtuesve e punonjësve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në lidhje me këtë çështje është dërguar material shtesë me shkresën 23859/k/1, prot. më datë 03.12.2021.

Gjithashtu, me shkresën 23859/k/2 prot. më datë 16.12. 2021, është dërguar sërish material shtesë. Burime të prokurorisë së Tiranës konfirmojnë se çështjes do t’i shtohen dhe dy prokurorë të tjerë për të përshpejtuar hetimin. Sipas të dhënave nga bashkia, një sërë veprash të tjera për të drejtat e transmetimit, pastrimin e parave, apo kontratat e paligjshme në konflikt interesi të marketingut në futboll të kompanive të Dukës, do t’i paraqiten për evazion fiskal agjencive shqiptare të Pastrimit të Parave, Krimit Ekonomik dhe Hetimit Tatimor!

Burime të Bashkisë së Tiranës, pohojnë se kanë përfshirë dhe konsulentë të huaj të medias për të ndërkombëtarizuar shkeljet e Dukës në abuzimet me Fondet e Solidaritetit të dhëna nga FIFA e UEFA, që nuk kanë shkuar për shoqatat e fëmijëve, por janë devijuar për zyrat e reja të Dukës. FIFA është akuzuar prej kohësh për mungesë kontrolli me abuzimet e federatave lokale me drejtues si Duka, dhe mesa duket një valë e re mediatike për këto shpërdorime ndërkombëtare po bëhet e pashmangshme.

Paralajmërimi i Veliajt

Teksa ishte i ftuar pak ditë më parë në një studio televizive, kryebashkiaku Veliaj shprehu indinjatën e tij për mungesën e investimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit. Veliaj tha se FSHF ka marrë para nga FIFA, po ndërkohë investimet për sportin ne qytet bëhen vetëm nga Bashkia e Tiranës. “Më thoni një fushë sporti që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit në Tiranë?

Nëse ti ke në buxhet 20 mln euro në vit dhe meqë në Tiranë jeton gjysma e popullsisë, gjysma e ekonomisë, atëherë do bëje edhe gjysmën e investimeve. Më thuaj një fushë në Tiranë. Edhe fushën e Laprakës e ka bërë bashkia. Fushën e Kombinatit te “Betim Muço”? Edhe atë e ka bërë bashkia. Fushën tek “Mihal Grameno”? Po ashtu, e ka bërë bashkia.

Për sa kohë që ty t’i ka dhënë FIFA paratë dhe ti rezulton se nuk i ke shpërndarë, por i ke shpenzuar për gjëra të tjera, atëherë mua me të drejtë më lind pyetja: ‘Po mirë more, ne jemi korrektë me aksionet tona, jemi korrektë kur i japim Tiranës 150 mijë euro si premio, kur fitoi kampionatin, pra po shpërblehet për meritë, po ti?”, deklaroi Veliaj.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In