• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përzgjedhja e kandidatëve të BKH-së, deklarata e pasurisë dhe si do paguhen

30/11/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Ngritja e BKH-së/ Paralajmëron Spartak Ngjela: FBI ka sjellë 60 dosje hetimi, janë politikanë të lartë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka përfunduar procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të BKH-së.

Deklaratat i janë dorëzuar nga kandidatët me e-mail komisionit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit. Anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Burime pranë komisionit bëjnë me dije se disa prej kandidatëve nuk i kanë plotësuar sipas ligjit deklaratat e pasurisë.

Pas përfundimit të këtij procesi të kualifikuarit do ti nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit.

Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021.

Në nenin 6 të ligjit për Reformën në Drejtësi specifikohet ky seksion i specializuar i policisë gjyqësore nën varësinë e Prokurorisë së Posaçme.

Në mënyrë që të ruhet një marrëdhënie operacionale dhe informuese me shërbime të tjera policore, sidomos për operacione që kërkojnë shumë punë, si kontrolle të befasishme, vëzhgime apo arrestime, ka edhe shërbime të policisë gjyqësore. Këto shërbime të policisë gjyqësore varen edhe nga Prokuroria e Posaçme.

Ndërsa në nenin 44 sqarohen pagesat që do marrin agjentët e strukturës që njihet ndryshe si “FBI”-ja shqiptare. Ky nen normon pagat, shtesat e pagave dhe buxhetin e BKH-së.

Pagat dhe shtesat e pagave përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, por nuk mund të ulen. Kjo ka për qëllim që të ndalojë qeverinë, e cila mund të jetë subjekt i një hetimi, të ulë pagat si hakmarrje apo kërcënim.

Buxheti hartohet nga Drejtori dhe i dorëzohet Ministrit të Financave si buxhet i përbashkët nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

Nëse Këshilli i Ministrave krijon një fond të posaçëm për BKH-në, mundësisht nga asetet e konfiskuara, deri në 20% e këtij fondi të posaçëm mund të përdoret për pajisje për BKH-në.

Dispozita për fondin e posaçëm u propozua fillimisht në versionin e parë të projekt-ligjit i cili do ta kishte krijuar BKH-në nga Ministria e Brendshme.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

11/11/2025
Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

09/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In