• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Përshëndetet si historik vendimi për Agimin e Artë në Greqi

08/10/2020
in Blog, Diaspora
A A
Përshëndetet si historik vendimi për Agimin e Artë në Greqi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë jo më pjesë e parlamentit, Agimi i Artë rrezikon të zhduket fare pas një vendimi gjyqësor që u përshëndet si historik.

Nga Stavros Malichudis

Pas më shumë se pesë vitesh dhe gjithsej 454 seancash, një gjykatë greke të mërkurën shpalli fajtorë liderët e partisë neo-naziste greke Agimi i Artë për drejtimin e një organizate kriminale, duke mbyllur atë që konsiderohet gjerësisht si gjyqi politik më i rëndësishëm vendi prej dekadash.

Gjatë viteve, Agimi i Artë u rrit dhe u bë partia e tretë më e madhe parlamentare në Greqi, duke sulmuar establishmentin dhe emigracionin.

Ai kaloi shtatë vjet në parlament, midis vitit 2012 dhe 2019, por të mërkurën gjyqtarët në Athinë vendosën që shtatë ish-ligjvënës të Agimit të Artë, përfshirë kreun e partisë Nikos Michaloliakos, të dënoheshin për drejtimin e një organizate kriminale. Edhe 11 të pandehur të tjerë u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Ata rrezikojnë deri në 15 vjet burg kur të dënohet, e cila mund të ndodhë brenda disa ditësh.

Vendime fajësie u dhanë gjithashtu edhe për vrasjen në vitin 2013 të rreperit antifashist Pavlos Fyssas dhe punëtorit emigrant pakistanez Shehsad Luqman.

“Ia dole mbanë, biri im”, bërtiti nëna e Fyssas, Magda, teksa dilte nga salla e gjyqit.

Vendimi është mirëpritur nga shumë në Greqi si një shenjë për fundin e kësaj partie pas vitesh të tëra mbështetje që sa vinte e zbehej gjithnjë e më shumë.

Kryeministri konservator grek Kyriakos Mitsotakis dhe paraardhësi i tij i majtë, udhëheqësi i opozitës SYRIZA Alexis Tsipras, të dy e përshëndetën vendimin si historik.

Epaminondas Farmakis, bashkëthemelues i organizatës greke të të drejtave të njeriut “HumanRights360”, e cila mori pjesë në një nismë për të monitoruar gjyqin nga fillimi deri në fund, tha se kjo shënonte një fitore për njerëzimin.

“Ky është gjyqi më i madh i neo-nazistëve në BE që nga koha e Luftës së Dytë Botërore”, tha Farmakis.

“Shoqëria civile ka thënë gjithmonë se ata janë një organizatë kriminale naziste dhe ne ndihemi të lumtur nga ky rezultat. Sot ne vërtetuam se njerëzimi dhe solidariteti mund të fitojnë, edhe nën sfida të vështira socio-ekonomike dhe në mes të COVID-19.”

Ky vendim “do të hyjë në histori”

Në gjyq ishin rreth 68 anëtarë të Agimit të Artë. Të mërkurën, vetëm 11 ishin të pranishëm, asnjë prej tyre nuk ishte figurë e shquar e partisë.

Jashtë gjykatës, mbi 20,000 njerëz ishin mbledhur, të cilët brohoritën dhe duartrokitën kur u dhanë vendimet e para. Disa brohorisnin “Pavlos jeton! Shtypini nazistët!”.

Pavlos Fyssas, i njohur si “Killah P”, u vra në një sulm me thikë më 17 shtator 2013. Ai ishte 31 vjeç. Gjykata shpalli anëtarin e Agimit të Artë Giorgos Roupakias fajtor për vrasjen dhe dënoi disa të pandehur të tjerë me akuza të lidhura me vrasjen.

Dy të pandehur u gjetën fajtorë për vrasjen e Luqman, punëtor emigrant pakistanez, më 17 janar 2013. Tre të tjerë u dënuan për vrasje në tentativë gjatë një sulmi të dhunshëm ndaj një grupi peshkatarësh egjiptianë më 12 qershor 2012.

“Vendimi i gjykatës vulosi atë që lëvizja antifashiste ka thënë për vite me radhë – se kjo është thjesht një bandë banditësh me thika që i marrin urdhrat e tyre nga lart”, tha Thanassis Kambayiannis, një avokat i peshkatarëve. “Solidariteti dhe humanizmi, mijëra njerëzit që dolën në rrugë fituan sot.”

Një numër të pandehurish të tjerë u shpallën fajtorë nën akuzat për posedim armsh.

Përveç Michaloliakos, midis zyrtarëve të tjerë të lartë të partisë të shpallur fajtorë për drejtimin e një organizate kriminale ishin Ilias Kasidiaris, Ilias Panagiotaros, Ioannis Lagos, Giorgos Germenis dhe Artemis Matthaiopulos. Lagos aktualisht është një anëtar i pavarur i Parlamentit Europian.

Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou përshëndeti një “ditë të rëndësishme për demokracinë”.

“Dhuna ekstreme politike është e huaj për traditën tonë të gjatë demokratike”, shkroi Sakellaropoulou në Twitter. “Dënimi i Agimit të Artë konfirmon forcën e institucioneve tona kundër çdo përpjekje për t’i minuar ato.”

Kryeministri Mitsotakis tha se vendimi shënoi “një ditë me të vërtetë historike për Greqinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit”.

Tsipras, i cili ishte kryeministër midis vitit 2015 dhe 2019, tha: “Ata nuk ishin kurrë të pafajshëm. Ata e dinin këtë, ne e dinim këtë. Sot drejtësia greke e konfirmoi këtë me një vendim që do të hyjë në histori.”

Kritika për veprimet e policisë

Jashtë gjykatës, festimi u ndërpre kur policia filloi të hidhte gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e njerëzve.

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrisochoidis, tha se drejt policisë ishin hedhur 150 kokteje molotov, duke i detyruar ata të përgjigjeshin. Disa raporte mediatike, dëshmi dëshmitarësh okularë dhe video vunë në dyshim këtë deklaratë të ministrit, duke thënë se demonstrata kishte qenë jashtëzakonisht paqësore.

Pavarësisht kësaj, Michalis Kordalis, një anëtar i lartë i partisë Lëvizja për Ndryshim, i cili i kishte bërë thirrje grekëve të mblidheshin jashtë gjykatës, tha se kjo ishte një ditë kur “çdo grek mund të ndihej krenar për institucionin dhe drejtësinë e vendit”.

“Sot u fitua një luftë e madhe”, tha ai për BIRN. “Por lufta kundër ideve të obskurantizmit dhe intolerancës, pavarësisht se ai ato e maskojnë veten, nuk ka mbaruar ende.”

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In