• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Përse Ilir Meta po tenton të bëjë “të fortin” e opozitës

20/05/2020
in Blog
A A
Standardi i dyfishtë i “Rambove” shqiptarë, me paditë e politikanëve: Ja “kleçka” përse Meta shkoi vetë në Prokurori?!

META DEPOZITON PADI KUNDER GJONAJ - Presidenti, Ilir Meta, duke bere simbolin e shqiponjes para se te hyje ne Prokurorine e Posacme, SPAK, ku depozitoi kallezimin penal per Ministren e Drejtesise, Etilda Gjonaj dhe funksionare te tjere te larte te perfshire ne veprimtari te rendë kriminale, ne funksion te grushtit te shtetit, sipas tij./r/n/r/nMETA FILES LAWSUIT AGAINST GJONAJ - President, Ilir Meta, makes the eagle symbol before entering at the Special Prosecutor's Office, SPAK, where he filed criminal charges against Justice Minister Etilda Gjonaj and other high-ranking officials involved in criminal activity, in view of the coup, according to him.

1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Teatri i ri Kombëtar duket se po riformaton dhe opozitën shqiptare. Presidenti Ilir Meta, i cili dukshëm synon të jetë lideri i opozitës së bashkuar, po përpiqet ta trajtojë sfidën e Edi Ramës me Teatrin e ri, përtej problemit emocional dhe nostalgjik, apo debateve ligjore që ka nëpër këmbë ky proces.

Ai po e shikon këtë si një betejë personale, që tashmë po e merr përsipër ai, pasi nuk ja dolën dot dy të deleguarit e opozitës, Basha dhe Kryemadhi.

I gjithë qëndrimi i Ilir Metës dhe e gjithë retorika e tij për Teatrin, është më shumë një pozicion i ri politik dhe një rast për sfidë ndaj Qeverisë, se sa një çështje trashëgimie kulturore apo parregullsie ligjore, siç tentoi ta mbante PD, LSI dhe celulat e tyre në Teatër.

Dhe nuk e ka gjetur keq. Me gjithë atë bagazh pakënaqësie dhe dyshimi që ka mbi Ilir Metën, me gjithë ato histori me akuza ligjore dhe verbale ndaj tij, kauza e Teatrit, është i vetmi moment që atij mund t’i japë besueshmërinë “si më i forti” mes të tjerëve.

Ai po përpiqet ta ushqejë këtë histori. Zërat për nevojën e shkrirjes së PD e LSI, angazhimi i tij personal me një fjalor që tejkalon zyrën e Presidentit, dhe mbi të gjitha objektivi i tij i qartë për një parti të re “indipendiste” nga Perëndimi, janë shenja të qarta që ai ka vendosur t’i vërë gjoksin kësaj beteje, për të startuar karrierën e tij të re.

Kulti i “të fortit” tek Ilir Meta ka nisur në vitin 2000, kur pas ngjarjeve të Tropojës dhe një sulmi mbi komisariat, ku humbi jetën dhe një pjesëtar i familjes Lushaj, ai ndaloi dhe shoqëroi Sali Berishën në Komisariatin e Tiranës, duke e detyruar për herë të pare në historinë e tij, të shqiptonte “Emrin e nënës”, “Emrin e babës”, “Ditëlindjen”, …etj.

Dhe prova i funksionoi. Sali Berishën jashtë derës së komisariatit e priste vetëm Liria me pizhame, pasi dhe ajo besonte që do ta mbanin brenda.

Pas asaj dite, Berisha nuk bëri dot miting deri në zgjedhje më 2001, të cilat po ashtu ja vodhi hapur Ilir Meta.

Ky moment ka krijuar “kultin” e të fortit në politikë për Ilir Metën. Ky kult u zhbë menjëherë kur Fatos Nanon e rrëzoi nga pushteti me një celular në dorë dhe Emin Barçin pas, por u ringrit sërish kur ai ju bashkua një aleance të fshehtë me Berishën, duke e risjellë atë në pushtet më 2005 e duke ju bashkuar pushtetit të tij më 2009.

Ngjarjet që pasuan, kaseta, 21 janari dhe më pas mbyllja e gjyqit, e forcuan idenë se ai është i “fortë” dhe i bën të gjitha. Për të, ndryshe nga çdo politikan tjetër, ekziston standardi i pranimit të korrupsionit si meritë, se është i “fortë”. Po ashtu, ekziston kulti i fuqisë së tij mbi drejtësinë.

Por mbi të gjitha, ekziston kulti i rebelimit ndaj ambasadorëve dhe kancelarive Perëndimore.

Pas bëlbëzimeve të Berishës më ‘97 kundër SHBA, Ilir Meta është i vetmi politikan që i ka dalë hapur SHBA-së dhe BE-së, kundër politikës së tyre për drejtësinë dhe rajonin.

Ai është autor i tezës “Jo republikë e ambasadorëve” dhe frymëzues i një politike të re më “indipendiste” dhe sa më larg ndikimit të Perëndimit në Shqipëri.

Rasti i Teatrit, kur opozita ndjehet e gjunjëzuar dhe e poshtëruar nga fuqia e Qeverisë, është një moment i artë për të, që të shfaqet sërisht si i “fortë”. Është momenti t’u thotë “më keni mua”. Siç bëri Milosheviçi para një serbi që qante në Fushë Kosovë më 1987. Dhe prej aty nisi karrierën e tij.

Ilir Meta po e shikon këtë si orën e tij, për t’i dalë përballë kundërshtarëve si “i fortë”.

Nuk e ka menduar keq. PD dhe LSI janë bërë të pabesueshme në historinë e kërcënimeve dhe revolucioneve. Ilir Meta ka qenë gjithnjë pas tyre, por kurrë në ballë. Tani ka vendosur të prijë. Duket qartë se e ndjen që i “ka ardhur ora”. Por ende e paqartë se për çfarë.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In