• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Përplasja me Bashën: Halli i ri i Ilir Metës, shkarkimi! Dy rreziqet që mbart largimi nga Presidenca

23/11/2021
in Blog
A A
Përplasja me Bashën: Halli i ri i Ilir Metës, shkarkimi! Dy rreziqet që mbart largimi nga Presidenca
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doci

Dy vjet pasi betohej për Kushtetutën dhe justifikonte anulimin e zgjedhjeve lokale në emër të Kushtetutës, pluralizmit, demokracisë, integrimit etj., Ilir Meta pranoi se dekreti i anulimit të zgjedhjeve ishte pjesë e lojës politike me Bashën dhe Berishën, por që Basha e preu në besë, pasi nuk e ndoqi deri në fund skenarin politik që u mbombardua nga Komisioni i Venecias, SHBA dhe BE.

Shumë njerëz janë përqendruar tek spektakli i akuzave të Metës kundër Bashës me pabesi, lutje, lot etj., kur në fakt dalja e Metës është një konfirmim i degradimit dhe pengmarrjes së Presidencës nga kryetari i LSI-së, i cili ka gjuajtur me dekrete për llogari politike dhe interesa pushteti.

Akuzat e Metës ndaj Bashës konfirmojnë përtej çdo dyshimi se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë arkitektët e djegies së mandateve, bojkotit të zgjedhjeve lokale, flakadanëve dhe grupeve paramilitare në zgjedhje.

Lulzim Basha vërtetë i humbi zgjedhjet, por po çlirohet nga tutorët Meta-Berisha.

Tani kush është halli i Metës dhe pse iu rikthyen krizat që pas çmendurisë së prillit?

Së pari, Meta nuk ka më garanci nga Basha për votën e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese. Kjo gjykatë do vendosë në janar për fatin e Metës. Deri kur Basha e shpalli Metën si pjesë e trekëndëshit të së keqes, vota e Xhaferllarit kontrollohej nga Meta dhe Berisha.

Pas këtij momenti, vota e Xhaferllarit kontrollohet nga Basha, pasi Xhaferllari është bashkëjetuesja e Enkelejd Alibeajt, i rreshtuar në krah të Bashës.

Xhaferllari konsiderohet votë vendimtare për fatin e Metës. Tashmë Meta dhe Berisha kontrollojnë vetëm votën e Vitore Tushës, e cila është nën markimin e Argitës dhe votën e Sonila Bejtes, gruas së Andi Bejtes, analistit në oborrin e familjes Berisha dhe nën patronazhin e Monikës. Por, këto dy vota nuk e shpëtojnë dot Metën nga shkarkimi.

Së dyti, Ilir Meta, me rrezikun e shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese ose të mbarimit të mandatit, dhe në kushtet e shkrirjes së LSI, mbetet pa imunitet dhe mbrojtje politike. Ikja nga Presidenca mbart dy rreziqe: I hap rrugë DASH për publikimin e vendimit të shpalljes non grata si dhe bën Metën subjekt të SPAK.

Për t’i paraprirë këtij fati, Ilir Meta po sulmon Bashën, për t’u afruar me Foltoren. Ai kërkon të bashkohet me Berishën, duke synuan krijimin e një partie të përbashkët anti-amerikane, për mbrojtjen vetes, familjeve dhe rrethit të mbështetësve, të cilët kryesisht janë ish ministra dhe drejtorë të korruptuar./Shqiptarja.com

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In