• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Përpjekje për të krahasuar Tit Vasilin me Qazim Ismailin

31/03/2020
in Blog
A A
Vazhdon paga për 200 deputetë! Deputetët e PD dhe LSI marrin miliona pa asnjë ligj kur deputeti djeg mandatin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Një prej infermierëve që doli vullnetar për të shkuar në Itali, është bërë shënjestër e ish- ministrit të Shëndetësisë së kohës së Partisë Demokratike, për shkak se në kohën që ai ka qenë minister, e ka lënë pa punë dhe ai është detyruar të bëjë një punë tjetër.

Jehona që pati misioni i mjekëve shqiptarë në Itali është tanimë një gjë që do të mbesë në histori. Dhe jo në historinë tonë, por atë të Italisë dhe Europës. Në historinë tonë ka për të mbetur ky gjesti i Petrit Vasilit, që pasi dështoi të përhapë panik në Shqipëri, tani shpreson të trembë spitalet në Itali ku kanë shkuar mjekët dhe infermierët shqiptarë.

Unë e kuptoj se imazhi i fortë që prodhoi kryeministri në Itali dhe në Perëndim me këtë gjest, është një lloj dëshpërimi për opozitën. Por në këtë rast, është mirë të shmangësh përballjen me të, se nuk je i detyruar të përballesh çdo ditë me dhimbjen që të jep mos përballimi i kundërshtarit. Le të bëjnë së paku sikur gëzohen për emrin e mirë të Shqipërisë, që u promovua në këtë rast.

Por doja me këtë rast të bëja një krahasim çfarë imazhi i ka dhënë Petrit Vasili Shqipërisë, dhe çfarë i ka dhënë ky Qazim Ismaili?

Të dy kanë nga dy profesione. Petrit Vasili ka qenë dikur mjek. Pastaj kur ka qenë në pushtet është bërë ministër. Tani që nuk është në pushtet, nuk është as mjek, as ministër, por sharës.

Qazim Ismaili ka qenë infermier. Kur ka qenë në pushtet Petrit Vasili, e ka hequr nga puna, ose nuk i ka dhënë të drejtën të punojë infermier, dhe ai kë bërë punë tjetër. Tani ai është pjesë e një ekipi që i ka ngritur kokën Shqipërisë në Itali dhe në Europë.

Mjafton kaq për të dëshmuar se Qazim Ismaili i vlen më shumë Shqipërisë se Petrit Vasili. Ky I fundit i kishte të gjitha shanset e Qazimit t’i bashkohej atij ekipi, se është dhe mjek epidemiolog, dhe të përmirësonte ndjeshëm imazhin e tij. Mund t’ia kishim harruar gjithë idiotësitë që thotë përditë, gjithë përpjekjet e dështuara për të përhapur panik, dhe ta konsideronim të shëruar, si pacient i pashpresë i politikës.

Por ai nuk e bëri. Ai nuk vlen as sa një e qinda e Qazim Ismailit vetëm për këtë shkak, pasi ai sot ka provuar që nuk është as mjek, as politikan. Po të ishte mjek i vërtetë, meqë është dhe i papunë, do kishte vrapuar i pari, në mos në Itali, në spitalin tonë. Ai në fakt rri bordurave duke ngrënë fara e duke sharë mjekët që po përballen me epideminë.

Po të ishte politikan, akoma më shumë do të bënte diçka që të fitonte simpatinë e njerëzve. Ky është i vetmi politikan që del në mëngjes nga shtëpia, për t’u bërë ose qesharak, ose i urryer nga publiku. Dhe tani kur shikon që për gjestin e Edi Ramës, në Itali, jo vetëm televizionet më të mëdha italiane dhe të gjitha gazetat politike, por dhe gazetat e sportit, kanë bërë faqe të tëra speciale, natyrisht që nuk mund ta ndalësh këtë gjë duke shpikur Qazimin pompist.

Sot Shqipërisë i vlen më shumë Qazim Ismaili, pasi ai i ka bërë nder Shqipërisë, duke shkuar si infermier në Itali, se sa Petrit Vasili, duke u përpjekur të trembë Italinë, se ai nuk është infermier, por pompist. Ata e kanë aty si infermier dhe e provojnë vetë këtë.

Është njësoj sikur të trembësh shqiptarët, duke u thënë që Petrit Vasili do jetë prapë ministër shëndetësie, pasi ka ngrënë fara ca kohë rrugëve. Nuk i tremb dot, se e kanë vetë në dorë ta lënë të hajë prapë fara.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In