Përplasje masive mes tifozëve të Olympique Marseille dhe Feyenoord.
Policia franceze ndërhyri për të ndalur përleshjet e dhunshme dhe të përgjakshme mes tifozëve të Olympique Marseille dhe Feyenoord përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Europa Conference League në Stade Velodrome mbrëmjen e sotme.
Shufrat e hekurit u përdorën në sulme brutale dhe automjetet u shkatêrruan nga tifozët e të dyja palëve. Ndërkohë policia, për të mbajtur situatën nën kontroll, ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët.
Trajneri i Feyenoord, Arne Slot, u tha gazetarëve se autobusi i ekipit të tij ishte goditur nga një tullë rrugës për në stadium.
Feyenoord hooligans attacked Marseille outside the stadium before the match tonight 🇫🇷💥 pic.twitter.com/Q2yV2KZXwa
— 𝐂𝐚𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (@thecasualultra) May 5, 2022