• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Debat

Përkujtimi i genocidit çam në Kuvendin e Shqipërisë, eurodeputeti grek ‘alarmon’ Brukselin. Komisioni Evropian i përgjigjet ‘thatë’

13/08/2022
in Debat
A A
Përkujtimi i genocidit çam në Kuvendin e Shqipërisë, eurodeputeti grek ‘alarmon’ Brukselin. Komisioni Evropian i përgjigjet ‘thatë’
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 20 qershor, Kuvendi organizoi një seancë të posaçme për të përkujtuar genocidin grek ndaj popullsisë çame në fund të Luftës së Dytë Botërore.

E siç ndodh rëndom, ceremoni të tilla përkujtimore në nderim të mijëra viktimave të pafajshme dhe mijëra të tjerëve të zhvendosur nga trojet e tyre, në Bruksel ngrihet alarmi nga Greqia. Eurodeputeti, Manolis Kefaligianis ka kërkuar nga Komisioni Europian që të reagojë dhe dënojë këto ‘manifestime’ që ai i quan ‘irredentiste’.

Në të njëjtën letër, eurodeputeti grek i kërkon Komisionit që të vlerësojë nëse 27 qershori, që është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë që në vitin 1994 si dita e përkujtimit të genocidit grek ndaj popullsisë çame, bie ndesh me fqinjësinë e mirë dhe aspiratat euro-integruese të vendit tonë.

Kefalogianis, eurodeputet i Demokracisë së Re (partia në pushtet në Athinë që prej 2019-s) e njeh Komisionin me versionin grek të historisë së ngjarjeve të atyre ditëve.

“Në fakt, ishin çamët shqiptarë që bashkëpunuan me trupat naziste në përpjekje për të spastruar etnikisht popullsinë greke nga Thesprotia. Pas rënies së Gjermanisë naziste, pjesa më e madhe e tyre ndoqën trupat gjermane drejt Shqipërisë. Pas çlirimit, rkimet e luftës të kryera prej tyre u referuan në një gjykatë speciale në Janinë, që ndëshkoi mbi 1700 deri në vitin 1948. Ata që u gjetën fajtorë iu hoq shtetësia greke dhe iu konfiskuan pronat. Përpjekjet e tyre për të rimarrë këto prona kanë qenë të pasuksesshme”, thotë eurodeputeti grek.

Ai i kërkon Komisionit që të mbajë qëndrim mbi këto ‘manifestime irredentiste’, siç i quan nga një vend kandidat për anëtarësim.

I familjarizuar më këto reagime të grekëve sa herë që përmendet çështja çame në Shqipëri, Komisioni i ka kthyer një përgjigje të shkurtër e të ‘thatë’ eurodeputetit.

“Komisioni konsideron se fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal janë thelbësor për stabilitetin dhe proceset e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në përgjigjen e Komisionit.

Nga masakrat dhe shpërnguljet masive të popullsisë çame në Greqi, që filluan më 27 qershor të vitit 1944 u dëbuan mbi 35 mijë shqiptarë muslimanë, u vranë rreth 3000 të tjerë, mes të cilave të moshuar, fëmijë gra dhe mbi 2000 të tjerë vdiqën nga kushtet e vështira të jetesës dhe shpërnguljet.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In