• Kontakt
Friday, May 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Për mediet, që kërkojnë para nga Edi Rama!

02/04/2020
in Blog
A A
Për mediet, që kërkojnë para nga Edi Rama!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bledi Lumani

Që ditën e parë që në Shqipëri u vendos regjimi i karantinës, disa TV kombëtare dhe gazeta që vetëquhen më të “mëdhatë” në vend, kanë nisur një fushatë “ndërgjegjësimi”, që Edi Rama të caktojë një fond për të ndihmuar mediet.

Argumenti është se tani ato nuk do të kenë më reklama nga biznesi dhe për këtë rrezikojnë ekzistencën.

Gjë që, deri më tani të paktën, nuk rezulton e vërtetë, pasi reklamuesit më të mëdhenj në vend, si fjala vjen bankat e kompanitë telefonike, nuk i kanë tërhequr reklamat në medie.

Por, është e sigurtë që ashtu si gjithë sektorët e tjerë, edhe mediet do të futen në vështirësi serioze, nëse kjo situatë zgjat edhe për disa muaj, ndaj dhe shqetësimi i drejtuesve dhe pronarëve të mediave është i drejtë.

Si punonjës në këtë industri, natyrisht që i bashkohem këtij shqetësimi, pasi të gjithë jemi të rrezikuar, duke qenë se edhe para kësaj situate, gjëndja në mediat tona nuk ka qenë fort e mirë dhe shumë prej atyre që kanë ngritur shqetësimin e mbijetesës në këtë kohë, kanë pasur probleme dhe vështirësi financiare!

Dhe koronavirusin, më shumë se një rrezik falimentues, duket se tani e shohin si një rast shpëtimi, të cilin do ua sjellë Edi Rama me fondet e shtetit.

Pikërisht ai, njeriu që i quan “kazan” dhe që e kanë shpallur si armik të medies këto vitet e fundit, tani i kërkojnë që t’i shpëtojë nga një kolaps i mundshëm.

Nuk e di sa fuqi ka buxheti i varfër i Qeverisë të përballojë edhe një sforco për të ndihmuar mediet dhe a do ua bëjë edhe këtë “nder” Rama pronarëve të medieve, pasi tani të gjithë i kanë kthyer sytë nga ai, që nga familjarët që kanë mbetur pa punë dhe që rrezikojnë të mbeten pa bukën e gojës, tek bizneset, e deri tek bosët e futbollit, që pasi bënë dhjetëra miliona euro me trukimet e ndeshjeve, tani flasin për mbijetesë, por në këtë shtrirjen e dorës për ndihmë nga Rama, ka edhe një anë morale.

Se e marrim të mirëqenë që media duhet të ndihmuar, se rrezikohet informimi -një nga argumentet kryesor që përmendet nga ata që kanë ngritur shqetësimin për kolaps dhe për këtë kërkojnë ndihmën e shtetit- po a e kanë bërë pikërisht këtë gjë gjatë viteve këto medie, pra a kanë luajtur rolin e informatorit?

Apo kanë bërë thjesht rolin e propoganduesit, ca për Qeverinë e ca për opozitën?

Fakt është se, shumica e këtyre medieve përdoren nga pronarët (në masë ndërtues), për leje ndërtimi, koncensione, PPP, presione të ndryshme, apo edhe vënie gjobash, pra shkurt, për interesa personale të pronarëve të tyre.

Informimi (i paanshëm nuk bëhet fjalë) është në plan të dytë për to, ndaj dhe kur i dëgjon tani se po rrezikohet të mbetemi “qorrë dhe shurdhë” – dhe kur, në epokën kur mjafton të kesh një laptop dhe internet, dhe mund të informojë kushdo -, nëse nuk i ndihmon Qeveria, të bën për të qeshur.

Thjesht tani duan ta përdorin këtë virus, për të marrë ndonjë dorë lekësh që të lajnë këstet e borxheve nëpër banka (që i kanë krijuar jo prej faktit se kanë medie).

Në gjithë këtë “zhurmë”, e vetmja e vërtetë është që gazetarët e thjeshtë, ata po që do të vihen në vështirësi serioze, pasi pronarët do të gjejnë justifikimin e “duhur” për ulje dhe vonesa pagash.

Por kjo gjë nuk është e re. Kanë vite që e bëjnë. Tani thjesht do të kenë një justifikim më shumë!

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

06/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In