• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Për ata që festojnë nga “mërzitja” për negociatat me BE

03/12/2020
in Blog
A A
Për ata që festojnë nga “mërzitja” për negociatat me BE
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Ka një nxitim të opozitës për të festuar mos çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë, bazuar në deklarata sporadike lobistësh, apo të nxjerra nga konteksti prej disa politikanëve europianë, nga ata që e duan vërtet Shqipërinë, si kancelarja Merkel.

Shqipëria dhe Maqedonia realisht kanë marrë miratimin e Këshillit më 25 mars dhe presin të miratojnë një kornizë të çeljes së negociatave, për të shkuar tek konferenca e parë.

Maqedonia po përballet me një veto të paparashikuar nga Bullgaria, që me sa duket është problem i raporteve të brishta personale mes Zaevit dhe udhëheqjes bullgare, duke përdorur një kontekst historik.

Shqipëria ka ato kushtet e famshme të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe klimës politike në Shqipëri, të cilat janë si një thes, që sa herë ta shkundësh nxjerr tym.

Gjykata Kushtetuese është bërë si “Guri i Sizifit”, që sa mbërrin në majë, rrokulliset sërisht poshtë, për shkak të tekave të Ilir Metës dhe segmenteve që ai kontrollon në sistemin e drejtësisë.

Po të mos ishte e përfshirë në këtë histori ambasadorja e SHBA, që po i rri si xhandar tek koka procesit, do të ishim ende shumë larg. Falë saj mund ta plotësojmë ndoshta këtë muaj.

E gjithë historia është zhvendosur drejt muajit mars, kur Parlamenti Europian duhet të miratojë në seancë plenare rezolutën për nisjen e negociatave, pasi Këshilli të ketë miratuar kornizën negociuese për dy vendet.

Drafti i Komisionit të Jashtëm të Bashkimit Europian, të cilin e siguroi gazeta TemA, mbështet “thirrjen e Konferencës së Parë pa vonesa të mëtejshme pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli.” (Pika 2)

Drafti i Rezolutës thekson rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit dhe zbatimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor miratuar në Korrik të këtij viti.

Pra siç duket, qartë Parlamenti Europian nuk ka bërë ndonjë hap pas në vullnetin për të çelur negociatat.

Këto duartrokitjet dhe fishekzjarret e festës që ndez opozita, me shpresë se ka bllokuar integrimin, në rastin më të keq për ta, janë të parakohshme, dhe në rastin më të mirë për ta, janë të padenja për dikë që pretendon se do negocaiatat, por bën festë që ato nuk po çelen.

Po ti shtosh kësaj dhe faktin, që fishekzjarret e festës i ka ndezur Ilir Meta dhe familja Berisha, atëhere bëhet dhe më e qartë që gëzimi buron nga dëshira për të mos u çelur kurrë.

Se njeriu në rast se mërzitet vërtet nga mosçelja e negociatave, nuk feston. Maksimumi njerëzit e dëshpëruar pijnë. Por Ilir Meta nuk më duket se pi kohët e fundit nga mërzitja që nuk po çelen negociatat, por nga mërzitja se mos çelen.

Festë të parakohshme për mos çelje negociatash bëhet vetëm në Shqipëri, dhe bëhet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, nga ata që premtojnë ta kthejnë 25 prillin në “referendum pro negociatave me BE”.

Prisni njëherë se mos hapen para 25 prillit dhe ngeleni pa motiv për të shkuar në zgjedhje. Dhe çfarë është me e keqja për ju, edhe pa festë!

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

05/08/2025
Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

05/08/2025
Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In