• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD-PS i prishin planet Metës për të zbritur në rrugë kundër qeverisë: Referendumi bëhet pjesë e komisionit të reformës zgjedhore

29/01/2020
in Aktualitet, Debat
A A
PD-PS i prishin planet Metës për të zbritur në rrugë kundër qeverisë: Referendumi bëhet pjesë e komisionit të reformës zgjedhore
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tryeza e reformës zgjedhore duket se po i prish planet presidentit Ilir Meta për të nisur protestat kundër qeverisë. Gjatë nëntorit, presidenti bëri të ditur se do të zbresë në shesh për të nxitur qeverinë dhe Parlamentin që të rregullojnë kuadrin ligjor sa i takon referendumeve.

Plani i tij ishte që të niste revanshin në 8 dhjetor, por tërmeti i prishi axhendën. Por kreu i shtetit ka deklaruar disa herë se nuk është tërhequr nga kjo nismë, duke treguar se ka ende në plan që të zbresë në rrugë kundër Ramës.

Por diskutimet që po zhvillohen për reformën zgjedhore pritet që t’i rrëzojnë kauzën kreut të shtetit. Në takimin që u mbajt ditën e hënë u fol për një sërë çështjesh, ku mes tyre u diskutua edhe për referendumin. Ishte deputetja Rudina Hajdari njëherësh edhe bashkëkryetare e reformës zgjedhore, e cila në një dalje për media pas përfundimit të takimit bëri me dije çështja e referendumit është bërë tashmë pjesë e axhendës së tryezës. Sipas saj, kjo është një çështje me shumë rëndësi, duke shtuar se edhe ndryshimi i sistemit ka një rëndësi të madhe.

“Patëm një takim i cili ishte i suksesshëm. Ishte një takim që ramë dakord gjerësisht për kalendarin, për çështjet që do të shtrohen, metodologjinë dhe si do ecim përpara, pra afatet kohore dhe çështjet që do të trajtohen brenda afateve. Ajo që është e rëndësishme për mua si pjesë e opozitës në Parlament, asgjë nuk është kufizuar në trajtimin e sistemit zgjedhor. Gjithashtu është rënë dakord që të trajtohet çështja e referendumit, që është një gjë shumë e rëndësishme. Pastaj është rënë dakord që të trajtohet edhe vota e emigrantëve”, u shpreh Rudina Hajdari dy ditë më parë.

Por tashmë që Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë futur në axhendën e diskutimeve edhe çështjen e referendumit, kanë prishur të gjitha planet që kishte presidenti Ilir Meta. Tashmë kreu i shtetit nuk ka asnjë kauzë për të cilën të dalë në rrugë kundër qeverisë dhe për të bërë thirrje për revolta popullore. Ishte propozimi i opozitës parlamentare që ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe referendumi të përfshihen në kalendarin e punimeve për miratimin e reformës zgjedhore. Por ndonëse kreu i shtetit deklaroi pak kohë më parë se vetëm referendumi e zgjidh ngërçin politik që është krijuar, duket qartë që “mbrojtja e Republikës së Shqipërisë” po vjen nga tryeza e zgjedhores. Por pas kësaj “goditje” që mori presidenti Ilir Meta, pritet të shihet nëse do të arrijë të gjejë ndonjë “kauzë” tjetër për të zbritur në shesh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Qeveria teknike

Por deputetja Rudina Hajdari foli edhe ditën e djeshme për tryezën e reformës zgjedhore. Në një intervistë televizive, ajo tha se ndryshimi i sistemit zgjedhor është shumë i rëndësishëm, për ta bërë atë me lista të hapura në mënyrë që të nxiten qytetarët për të votuar. Sipas Hajdarit, Shqipërisë i duhet ndryshimi i sistemit dhe se shqiptarët nuk kanë nevojë për një qeveri teknike. “Nuk ka ngelur shumë kohë, 15 marsi është shumë afër. Do jetë datë e vështirë për tu kapur nëse do parashtrohen të gjitha temat.

Më e rëndësishme ngelet ndryshimi i sistemit zgjedhor. Afatet që janë dhënë në tryezë janë afate që do diskutohen ato tema. Në Komisionin e Reformës Zgjedhore kemi pasur 2-3 propozime konkrete që do diskutohen dhe në këshillin politik. Roli im është për të çuar këtë axhendë përpara. Unë do luftoj deri në fund që ky sistem të ndryshojë dhe të ketë një shtytje për qytetarët shqiptarë që të shkojnë të votojnë. Nuk besoj se shqiptarët janë në nevojë të një qeverie teknike apo të një qeverie të përbashkët. Ne i kishim këto kushte në 2017 dhe më vonë PD nuk i pranoi ato zgjedhje”, deklaroi Hajdari.

Share213Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In