• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD propozon që vettingu i politikës të kryhet nga SPAK, po ‘Non Gratat” a do t’i ndalojë?

19/10/2021
in Aktualitet
A A
PD propozon që vettingu i politikës të kryhet nga SPAK, po ‘Non Gratat” a do t’i ndalojë?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Propozimi i opozitës për vettingun e politikanëve është identik me propozimin dhe dispozitën që Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Damian Gjiknuri kanë votuar për gjyqtarët prokurorët, madje edhe policët dhe gardistët. I njëjti rregull të vlejë dhe për politikanët. Çfarë ka këtu për të negociuar?!”

Kjo ishte deklarata e Lulzim Bashës në një konferencë për shtyp më 7 shtator 2018. Në atë kohë, Partia Demokratike sapo kishte dorëzuar në Kuvend idenë e pastrimit të politikës përmes një procesi identik me atë të ndërmarrë në sistemin e drejtësisë.

Palët ranë dakord që t’i drejtoheshin Komisionit të Venecias për një mendim ekspertës. Në fund të 2018 Venecia solli opinionin, që u lexua ndryshe nga socialistët dhe ndryshe nga demokratët. PS tha se Komisioni e kishte rrëzuar nismën, ndërsa PD tha se Venecia kishte rrëzuar “teknikalitetet e zbatimit të tij”, por nismën në tërësi e kishte miratuar.

Në opinionin e vet, Venecia tha në 2018-n se vettingu në politikë nuk mund t’i ngjasojë atij në drejtësi, nisur nga natyra dhe burimi i ndryshëm i këtyre dy pushteteve. Ekspertët thanë se drafti nuk kishte siguri juridike dhe nuk përcaktonte institucionin që do të kryente vettingun.

Tashmë PD i rikthehet idesë së vettingut në politikë. Por, ku ndryshonë dy draftet? Gazetasi.al sjell më poshtë krahasimin e draftit të rrëzuar në 2018 dhe draftit që opozita propozon tani. Në të dyja rastet, PD propozon shtimin në Kushtetutë të një pjese tjetër pas pjesës 16, që ka të bëjë me masat e jashtëzakonshme. PD propozon që pjesa 16/1 të titullohet “Mekanizmi i garantimit të integritetit të figurës së funksionarit publlik.

Edhe qëllimi i propozimeve nuk ndryshon. Aty flitet për “kontrollin e integritetit, pastërtisë së figurës dhe verifikimit të pasurisë për personat e zgjedhur dhe të emëruar nga Kuvendi”. Por, për dallim nga propozimi i shkuar, propozimi aktual ka një ashpërsim të rasteve kur politikanëve u ndalohet zgjedhja.

Propozimi i ri konsideron automatikisht si të lidhur me krimin e organizuar politikanët ndaj të cilëve procedimi penal pushohet për shkak pamjaftueshmërie të provave, vdekjes së personi, apo se personi nuk mund të merret i pandehur dhe nuk mund të dënohet.

Gjithasahtu, në propozimin e ri ndalon zgjedhjet edhe kur personi deklarohet i pafajshëm penalisht për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, apo se vepra penale është kryer nga një person, që nuk mund të akuzohet, ose dënohet.

Risia në propozimin aktual është edhe parashikimi i strukturave që duhet të kryejnë procesin e verifikimit. Në draftin e 2018-s kjo mungonte dhe ishte njëra prej arsyeve që Venecia në opinionin e vet e rrëzoi draftin.

PD mendon se me propozimin e ri e ka zgjidhur këtë ngërç duke ngarkuar SPAK-un që të kryejë procesin e vettingut të politikanëve.

“Pranë SPAK-ut ngrihet Sektori i luftës ndaj korrupsionit dhe garantimit të integritetit në radhët e funksionarëve të lartë shtetërore, që përbëhet nga 6 prokurorë të SPAK-ut, të zgjedhur me short çdo 3 vjet. Shqyrtimi i çështjes së një funksionari publik për kontrollin e integritetit shqyrtohet nga një Kolegj Vlerësimi i përbërë nga 3 prokurorë nga Sektori i i Luftës ndaj Korrupsionit dhe garantimit të integritetit në radhët e funksionarëve të lartë shtetërore, të caktuar rast pas rasti me short”, thotë PD në propozimin e vet për ndryshimin e Kushtetutës.

Në rast se SPAK vendos moskonfirmimin në detyrë, politikanët kanë të drejtë që ta ankimojnë vendimin në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më pas në atë të Apelit dhe në fund futet në lojë edhe Gjykata Kushtetuese. Është kjo e fundit që vendos përfundimisht nëse mandati i funksionarëve të zgjedhur, ose të emëruar nga Kuvendi, mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari përfshihet në rrethin e subjekteve që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose kanë pasuri të pajustifikuar ligjërisht. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese urdhëron ndalimin për t’u zgjedhur apo emëruar në një funksion publik për një periudhë 15 vjet.

Përcaktimi i strukturës që do të kryejë këtë vetting është dallimi kryesor mes dy drafteve. Nisma parashikon që ndryshimet kushtetuese të shoqërohen me një ligj të posaçëm për këtë çështje, që duhet të miratohet me shumicë të cilësuar në Kuvend.

Vështirë se ky proces të shkojë shpejt te faza e hartimit dhe diskutimeve për këtë ligj, por nëse ajo ndodh me interes do të jetë nëse Partia Demokratike do të propozojë që personat e shpallur “non grata” në vendet partnere do t’u ndalohet zgjedhja, apo emërimi.

Vetë propozimi i PD për vettingun tingëllon si dublim i ligjit të dekriminalizimit. Në interpretimin e këtij ligji, PD kërkoi para zgjedhjeve të 25 prillit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i ndalojë kandidimin kreut të PSD-së, Tom Doshi, i shpallur “non grata” nga SHBA. Kohët kanë ndryshuar dhe sot PD ka “non grata” liderin e saj historik. Ky zhvillim ndoshta do të testojë vullnetin e opozitës nëse do të këmbëngulë te ndalimi i zgjedhjes dhe emërimit të personave “non grata” apo jo.

Me futjen e propozimit në procedurat parlamentare negociatat janë të pashmangshme. Në varësi të tyre nuk do të jetë çudi që Shqipëria t’i drejtohet edhe njëherë tjetër Venecias për një opinion të ri për draftin e ri.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In