• Kontakt
Friday, February 6, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD nuk pranon listë të përbashkët kandidatësh me LSI dhe PDIU, Idrizi drejt koalicionit me Kryemadhin, ja prapaskenat

31/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
PD nuk pranon listë të përbashkët kandidatësh me LSI dhe PDIU, Idrizi drejt koalicionit me Kryemadhin, ja prapaskenat
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Opozita e bashkuar pritet që të shkojë e ndarë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Prej disa ditësh partitë politike kanë zbritur në terren dhe kanë ndezur “de facto” motorët e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sipas draftit të Partisë Socialiste ka shkaktuar konfuzion në radhët e opozitës joparlamentare.

Kjo e fundit ende nuk e ka marrë një vendim se si do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme, për shkak se i kishte sytë nga presidenti Ilir Meta sa i takon Kodit Zgjedhor. Por tani që presidenti Meta i ktheu ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë nuk hapi rrugë dhe e rivotoi atë sipas variantit fillestar të paraqitur nga mazhoranca, situata ka ndryshuar.

PD nuk pranon listë të përbashkët me LSI e PDIU

Burime të sigurta nga selia blu i pohuan gazetës se fakti që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021 partitë politke do të shkojnë me Kodin e ri Zgjedhor, i cili më herët është kontestuar nga opozita dhe kreu i shtetit, ka trazuar ujërat brenda minorancës joparlamnetare.

Sipas informacioneve, mësohet se Partia Demokratike nuk pranon që të hyjë në zgjedhjet e ardhshme me listë të përbashkët kandidatësh me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Madje, sikundër theksuan të njëjtët burime nga PD, kjo e fundit ka gjasa që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të shkojë me lista të përbashkëta me aleatët e saj tradicionalë. Në këtë kontekst, mësohet se Basha pritet të fusë në listat e PD krerët e partive aleate, si Dashamir Shehin e Lëvizjes Për Zhvillim Kombëtar, Agron Dukën e Partisë Agrare Ambientaliste, Fatmir Mediun e Partisë Republikane dhe Vangjel Dulen e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ndërkohë që iu ka mbyllur derën Monika Kryemadhit të LSI-së dhe Shpëtim Idrizit të PDIU-së.

Madje, mësohet se lideri demokrat iu ka mbajtur dorën e zgjatur për bashkëpunim aleatëve të tij tradicionalë, teksa mësohet se në listat e PD, mund të pranojë që të fusë edhe 2-3 emra kandidatësh për deputetë të propozuar nga ato, duke qenë se listat janë të hapura dhe qytetarët mund të zgjedhin kë të duan, duke mos dëmtuar kështu Partinë Demokratike, pasi është garë transparente dhe fiton ai që merr më shumë vota.

Kështu që në kushtet kur do të hyjnë në lista të përbashkëta dhe zgjedhjet e ardhshme nuk diktojnë që të luftosh që të hysh në lista në vendet e para, pra fituese, por mjafton të jesh në listë të përbashkët, gjasat janë që PD të shkojë në zgjedhje vetëm me aletatët e saj tradicionalë. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht, pasi edhe kreu i PAA, Agron Duka në disa deklarata ka paralajmëruar se opozita duhet të dalë në 2 ose tre lista në zgjedhjet e ardhshme.

Idrizi drejt koalicionit me Kryemadhin

Por të ndodhur përpara kësaj situate, ku kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka mbyllur “derën” të paktën për momentin, Monika Kryemadhit dhe Shpëtim Idrizit, mësohet se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, pritet të shkojnë drejt koalicionit me njëra-tjetrën. Burime nga fronti opozitar i pohuan gazetës se PDIU dhe LSI mund të hyjnë me listë të përbashkët kandidatësh për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pra, të gjitha këto zhvillime tregojnë se gjasat janë që opozita e bashkuar të shkojë në zgjedhje me dy lista./Rigels Seliman

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

ot mbushen 19 vjet që është ndarë nga jeta “Artisti i Popullit”, Nderi i Kombit Kadri Roshi

06/02/2026
Liza Laska, aktorja që e shndërroi misionin e nënës në tempull arti

Liza Laska, aktorja që e shndërroi misionin e nënës në tempull arti

06/02/2026
“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

05/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In