• Kontakt
Friday, August 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Humor

Pasi qau në Jalë, Vasili nxjerr në ankand kartopecetën me të cilën i fshiu lotët Monikës

27/08/2021
in Humor
A A
Pasi qau në Jalë, Vasili nxjerr në ankand kartopecetën me të cilën i fshiu lotët Monikës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

rditi ecën drejt skenës. Vëmendja e të gjithëve është drejtuar tek ai.

Edhe pse përqendrohet mirë e mirë me mikrofonin në dorë e me sytë në sytë e kryetares, e ndjen se ka nevojë për një trio shoqëruesish pranë vetes.

Fton disa nga ata që kanë drejtuar LRI-në.

Dalin edhe ato një e nga një e zenë vend përkrah tij, sipas regjisë së porositur më parë.
Përqendrohen edhe ata.

Gjithë sy e veshë, impostohen duke fiksuar grimasa solemniteti si ato të skulpturave të realizmit socialist me të rinj aksionistë me kazmë dhe pushkë në dorë.

Veçse këta me Arditin pa kazma dhe pushkë. Marrin drejtqëndrim më këmbët hapur në gjerësinë e supeve, super drejt e sup më sup me shokun pranë, gjokset para dhe kokën lart e vështrimin tutje në horizont.

Heshtje e thellë. Të gjithë të përqëndruar të dëgjojnë.

Arditi flet:

“Ne jemi këtu, ne nuk dorëzohemi, ne do vazhdojmë dhe do fitojmë. Të gjithë ata që më njohin, e dinë shumë mirë që unë nuk vuaj as nga ndjenjat e servilizmit apo të një natyre tjetër, por kam një falenderim të jashtëzakonshëm dhe të madh për Monika Kryemadhin, sepse në këto zgjedhje bëri një revolucion të vërtetë në drejtim të harimit të listave dhe në drejtim të marrjes përsipër të përgjegjësive nga ana e të rinjve. Dhe kjo ka vetëm një meritë e cila është e zonjës Kryemadhi, prandaj dua një falenderim të jashëzakonshëm”.

Kaq ishte. Kjo u desh.

Arditi gjithë kënaqësi, i vetëndjerë i lumtur që të gjithë e besuan se nuk e bënte nga servilizmi, i zhvendos sytë gradualisht nga sytë e kryetares për tek ato pa ngjyrë të Petrit Vasilit.
Ai është i vetmi që mund ta kuptojë në këtë detajin e të mos qënit servil, dhe kur pa që edhe ai u kënaq, u ndje i qetë dhe mori frymë i lehtësuar.

Sheh Monikën të përlotet, dhe ndjen një zë nga brenda t’i thotë: -ia dole. Lot, emocion, duartrokitje.

Mirëpo e gjithë kjo skenë me kaq shumë emicion e dramaticitet dhe lotë, nuk mund t’i shpëtonte atij, të përherëshmit në gatishmëri, “djaloshit” me numrin 362.
Vetë Petrit Vasilit.

Titi menjëherë nxjerr një kartopecetë që e mbante poshtë kapeles dhe sipër kokës, dhe i nxiton t’i fshijë lotët Monës së emocionuar, ndërkohë që nuk e fsheh irritimin që turrma nuk po bërtet: “Mona-Mona je e jona”.

Por nuk duhej dhënë vetja, duhej kaluar pa rënë në sy ky moment. Një gjest prej xhentili të vërtetë. Përkujdesje prej lotfshirësi të thekur.

Të gjithë të pranishmit u mekën dhe pas një “Uuuuuuaaaaaa-je” të gjatë, shpërthyen në ovacione të mëdha!

Ja, ky është unitet brenda partisë. Kjo është forca jonë, thoshte me vete gjithë ngazëllim Petriti.

Akti i tij u komentua gjatë nga të gjithë në kamp, pothuaj gjatë gjithë natës.

Të gjithë thonin: “-Bravo Petriti, i lumtë!” Tani po, e meriton të jetë deputet edhe pa vota.

Mirëpo ku ta dinin ata të shkretët kampistë se gjetiu e kishte hallin Petriti.

Ai kishte vendosur që lotët e kryetares në kartopecetën e tij, t’i shndërronte në diamant.

Sipas shembullit të një vajze që mori kartopecetën me lotët e Mesit kur iku nga Barcelona dhe e nxorri në ankand, edhe Petriti me numërin 362 do të bëjë të njejtën gjë.

Kartopecetën me lotët e Monikës do ta nxjerrë në ankand para parlamentit, ditën e parë të çeljes së punimeve.

Ide gjeniale. Deputetët duke hyrë do të kenë fatin ta blejnë. Me këtë ide në kokë vuri kokën mbi jastëk e mbylli sytë për të fjetur.

Ndërsa mendonte veten ditën e ankandit, nën përhumbjen e praggjumit ndjeu t’i avitej nëpër natë prej malit të Mjegulloshit kënga me vargjet:

“Të keqen “nona” o nur…
gjisma turk, gjisma kaur…”/CNA

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

05/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In