• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Pasardhësi (i dytë pas Ramiz Alisë)

02/12/2021
in Blog
A A
Pasardhësi (i dytë pas Ramiz Alisë)
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Kjo foto i përket fundit të viteve ‘70. Në shtëpinë e Enver Hoxhës është Sali Berisha. Është ftuar personalisht nga Enver Hoxha, me rekomandim të nuses së djalit të tij, Liliana Hoxha, me të cilën kishte miqësi personale pasi ndanin dhe pushimet bashkë në Pogradec.

Fotua është në hollin e shtëpisë së Enver Hoxhës. Në mur mund të dalloni një portret pikturë të Nexhmije Hoxhës dhe momentin kur Enver Hoxha ka hyrë në holl t’i përshëndesë.

Tani disa gjëra duhet t’i sqarojmë përfundimisht dhe të mos i relativizojmë.

Së pari, ky njeri vazhdon gënjen publikisht dhe thotë se nuk e kam takuar kurrë Enver Hoxhën. Kjo foto është origjinale dhe unë personalisht jam gati të ballafaqohem me të në gjyq, por dhe me prova të tjera, për çdo përpjekje të tij për ta kundërshtuar. Po të dojë dhe në Gjykatën e Parisit, ku ai çon akuzat “për fyerje në internet”.

Së dyti, ky njeri që bën si antikomunst dhe mallkon ata nostalgjikë të parrezikshëm që publikojnë foto të Enver Hoxhës, ndërsa vetë, si një pasardhës i tij, fsheh një histori të errrët raportesh me familjen e diktatorit, duhet të flaket nga politika shqiptare si një vemje.

Tani e besoj Nexhmije Hoxhën që tha se kur takoi Enver Hoxhën, dy javë nuk lau dorën. Mund të ketë qenë dhe ky momenti.

Por më e rëndësishmja nga të gjitha, është se ky njeri është pasardhëis real i Enver Hoxhës në politikën shqiptare, pasi ju besua PD në dhjetor të vitit 1991, si parti pro-perëndimore dhe demokratike, dhe pas 30 vjetësh betejë për të mposhtuur shoqërinë shqiptare me stilin e tij enverist në politikë, tani po përdor 11 dhjetorin e 2021, për të krijuar një parti anti-perëndimore, siç do të kishte dashur ta krijonte Enver Hoxha.

Për 30 vite ai përdori çdo metodë të Enver Hoxhës brenda PD dhe jashtë saj, ku mundi, ndërsa tani po përpiqet të realizojë dhe ëndrrën anti-amerikane të Enver Hoxhës, për të rikthyer partinë që i tregonte SHBA-së se Shqipëria ishte shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut.

Pas 30 vitesh në pushtet, Enver Hoxha më 1975 ishte i angazhuar të luftonte grupet liberale në Shqipëri, në ushtri, kulturë dhe ekonomi. Sali Berisha po përpiqet të eleminojë agjentët e SHBA në parti.

Sot çdo anëtar i PD duhet të ndjehet i turpëruar nga ky fosil i Enver Hoxhës, nga ky pasus i enverizmit në Shqipëri dhe nga një prej figurave më pa personalitet, më të pafytyrë dhe më të errët të historisë së Shqipërisë. Mendoni që në vitin 2021, ky aksident i rëndë i historisë së Shqipërisë, do të fusë Shqipërinë në luftë me Perëndimin për hallet e tij.

PD duhet ta flakë Sali Berishën si një leckë pa vlerë, për të kuptuar vlerën e saj. Ndryshe do vdesë si një parti e përdhunuar nga një enverist. PD nuk ka pse pranon dikë që nuk e pranon Shqipëria./Tema/ Titulli orginal Pasardhësi


Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In