• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Pasardhësi i Angela Merkel merr goditjen e fortë

20/07/2021
in Bota
A A
Pasardhësi i Angela Merkel merr goditjen e fortë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati kryesor për postin e kancelarit, Armin Laschet u fundos në një sondazh si lider për menaxhimin e krizave, pas së qeshurës së pakontrolluar gjatë një vizite në zonat e përmbytura në perëndim të Gjermanisë.

Ai u kalua në sondazhe nga socialdemokrati Olaf Scholz, sipas një pyetësori të organizuar nga ”Civey” për llogari të gazetës ”Der Spiegel”.

Vetëm 26 për qind e gjermanëve e vlerësojnë kandidatin konservator për kancelarinë, të aftë për të trajtuar situatat e krizës, ndërsa 41 për qind të tjerë ia atribuojnë këtë Olaf Scholz.

Në vendin e tretë renditet kandidatja e të gjelbërve, Annalena Baerbock. Sidoqoftë, kur qytetarët u pyetën se për cilën parti do të votonin për të trajtuar një krizë në rast urgjence, 36 për qind thanë CDU, 19 për qind SPD dhe 17 për qind të gjelbrit.

Armin Laschet, kandidati kryesor për zëvendësimin e kancelares, Angela Merkel në zgjedhjet e shtatorit, kërkoi falje për të qeshurat gjatë vizitës së tij në zonat e prekura nga përmbytjet në Gjermaninë Perëndimore.

Laschet theksoi se ”ishte tronditur nga udhëtimi në zonat e përmbytura dhe ishte i zemëruar me veten për momentet e të qeshurave që ndezën kritika”.

“Unë kam qenë në rrugë gjatë gjithë ditës, ka pasur takime emocionale që gjithashtu më kanë tronditur. Dhe kjo është arsyeja pse unë jam edhe më i shqetësuar nga ato pak sekonda ku dukem duke qeshur”, tha Laschet për televizionin WDR në mbrëmje.

“Ishte e papërshtatshme, nuk është korrekte të qeshësh në një moment të tillë”, shtoi ai. Ai gjithashtu shkroi në Twitter se pendohej për përshtypjen që dha. Fotot dhe videoja e së shtunës tregoi Laschet duke qeshur në sfond, ndërsa presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier po jepte deklaratë për shtypin gjatë një vizite në Nordrhein Westfalen, ku Laschet është kryeministër.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In