• Kontakt
Monday, February 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas skandalit me shtetësitë, Ilir Meta furtunë në Presidencë, largon shefin e kabinetit dhe ish-kreun e SHISH

13/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Pas skandalit me shtetësitë, Ilir Meta furtunë në Presidencë, largon shefin e kabinetit dhe ish-kreun e SHISH
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta ka bërë dje një sërë ndryshimesh në kabinetin e tij. Përmes një deklarate shtypi, ai ka njoftuar se këshilltari i tij për sigurinë, Bahri Shaqiri është larguar nga ky post, ndërsa ndryshime ka pasur dhe në krye të Kabinetit.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka pranuar sot dorëheqjen e z. Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme.

Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, z. Spiro Koçi ish ambasador, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit.

Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar Diplomatik, z. Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit”, thuhet në njoftim. Nga ana tjetër shef kabineti, Meta ka emëruar ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti. Presidenca ka dhënë dhe argumentet se përse u zgjodh zoti Panariti.

“Për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë:

Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik; Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar; Shpopullimi i vendit; Sfidat në Arsim; Sfidat në Mjedis. Kreu i Shtetit ka emëruar sot në detyrën tepër të rëndësishme të Drejtorit të Kabinetit, Prof.Dr. Edmond Panariti”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Skandali me pasaportat

Largimet në Presidencë vijnë në një kohë kur sapo ka shpërthyer një skandal me dhënien e shtetësive. Prej ditësh kanë dalë fakte se si kanë marrë pasaporta në kohë rekord persona të ndryshëm. Për më tepër lojtari i Tiranës që e mori brenda 8 orësh u dënua nga gjykata për falsifikim dokumentesh.

Personat përgjegjës për gjithë aktet që ndërmerren sigurisht janë ata që asistojnë presidentin. Bahri Shaqiri ka qenë drejtor i SHISH dhe mbante funksionin e këshilltarit për sigurinë, pra padyshim çdo shtetësi kalonte nga duart e tij. Nga ana tjetër përgjegjësi ka dhe shefi i kabineti dhe emrat e tjerë.

Ndërkohë kemi PS, e cila ka iniciuar një hetim përmes Komisionit të Sigurisë, pasi ka dyshime se janë bërë pazare me shtetësitë. Si duket Meta ka marrë masa dhe ka bërë ndryshime në kabinet.

Dhënia e shtetësive

Procedura standarde që ndiqet për dhënien e shtetësive është përmes Ministrisë së Brendshme. Kush mendon se plotëson kushtet aplikon aty dhe më pas ministria kontakton me Presidencën. Po ashtu ka dhe raste kur janë ministri të tjera të linjës që kërkojnë shtetësi për individë të caktuar që mund të kenë kontribute në art, ekonomi, shëndetësi etj. Kjo përcaktohet në pikën 7 të nenit 9.

“Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar”, thuhet aty. Por ka raste kur presidenti mund të përdorë vetë këtë pikë dhe të jap shtetësi për individë të caktuar që kontribuojnë në të mirën e vendit. Dyshimet janë se presidenti ka përdorur përcaktimet e pikës 7 për të dhënë qoka dhe për të bërë ndere.

Share199Tweet125

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të ikonës në  përvjetorin e ndarjes nga jeta, këngëtares më të madhe shqiptare, Vaçe Zela.

Në kujtim të ikonës në përvjetorin e ndarjes nga jeta, këngëtares më të madhe shqiptare, Vaçe Zela.

08/02/2026
Ju ikët të gjithë, për kë do luanim ne? Sot i paharruari Xhemil Tagani do të festonte 81 vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht u nda nga jeta shumë shpejt

Ju ikët të gjithë, për kë do luanim ne? Sot i paharruari Xhemil Tagani do të festonte 81 vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht u nda nga jeta shumë shpejt

08/02/2026
Kadri Roshi, titani i skenës shqiptare, mjeshtri i roleve të vështira (historia e dënimit për të punuar në ofiçinën e automjeteve të ndërtimit) Një shkrim në përvjetorin e ndarjes nga jeta, e aktorit të madh

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In