• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas mjekëve dhe infermierëve… uniformat blu, FA dhe gazetarët janë heronjtë që po përballen me koronavirusin

11/04/2020
in Aktualitet, Blog
A A
Pas mjekëve dhe infermierëve… uniformat blu, FA dhe gazetarët janë heronjtë që po përballen me koronavirusin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Rigels Seliman

Prej një muaji Shqipëria është në shtetrrethim, ndërsa shumica e qytetarëve janë në karantinë për shkak të masave drastike dhe të domosdoshme të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Fatmirësisht, vijon ulja e ndjeshme e kurbës së koronavirusit në Shqipëri, pasi sipas Ministrisë së Shëndetësisë vetëm për 7 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar në 416 në total numrin e të infektuar me Covid-19.

Nga këta 23 qytetarë deri tani kanë humbur betejën, ndërkohë që 182 është numri në total i pacientëve të shëruar. E gjitha kjo tregon që masat e qeverisë dhe sidomos puna e mirë e mjekëve e infermierëve është bërë siç duhet, pavarësisht lehjeve të një pakice personash që po bëjnë çdo gjë për të përbaltur punën e manteleve të bardhe.

Kështu që, për mendimin tim bluzat e bardha meritojnë një mirënjohje të thellë publike dhe gjithë shpërblimet e mundshme, plotësisht të merituara. Por duke qenë se kryefjala e gjithë këtyre ditëve që jemi në karantinë me të drejtë janë mjekët e infermierët, të cilët janë në vijnë e parë të luftës sa i takon betejës frontale me koronavirusit, unë zgjodha që këtë radhë disa rreshta t’ua dedikoj uniformave blu, Forcave të Armatosura dhe gazetarëve.

Të treja këto kategori janë sot në terren, ku të parët e të dytët përpiqen të mbikëqyrin qytetarët se si këta të fundit po zbatojnë masat e qeverisë, ndërsa të tretët janë ata që përcjellin lajmin tek populli, duke zbuluar me detaje se çfarë po ndodhë dhe si paraqitet situata në Shqipërinë e bukur, pas mbërritjes së koronavirusit. E gjitha kjo nuk do shumë mend e kalem për të bërë analizën, nëse unë kam apo jo të drejtë.

Mirëpo, në kushtet kur prej një muaji kemi dëgjuar dhe etiketuar heronj vetëm bluzat e bardha, sot kemi, madje duhet t’i etiketojnë heronj edhe uniformat blu, Forcat e Armatosura dhe gazetarët. Po, po mos qeshni dhe mos më kritikon që po përpiqem të ngrejë në piedestale edhe këta bijë nënash që sot janë në terren, jo vetëm se ua kërkon atdheu, por edhe për faktin se betimin e Hipokratit në këtë rast nuk vlen vetëm për mjekët.

Kjo pasi ky lloj ligji moral i njeriut me profesionin mjekë që bëhet para se të fillojnë këtë profesion, tanimë është mishëruar aq bukur edhe tek policët, ushtarakët dhe njerëzve të medias. E gjitha kjo panoramë na imponon neve si qytetarë që pas mjekëve e infermierëve, duhet t’iu thërrasim “heronj” edhe uniformave blu, Forcave të Armatosura dhe gazetarëve, të cilët gjithashtu janë në vijën e parë e në terren, duke u përballur me armikun e padukshëm, Covid-19. Kështu që pa u zgjatur, unë dhe të gjithë ju që po lexoni këto rreshta, duhet të përulemi edhe për heronjtë e tjerë, të cilët janë uniformat blu, Forcat e Armatosura dhe gazetarët.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In