• Kontakt
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas demokratëve edhe socialistët kundër bashkëpunimit me LSI: Koha që të eliminohen koalicionet, në zgjedhje shkojmë vetëm

06/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Pas demokratëve edhe socialistët kundër bashkëpunimit me LSI: Koha që të eliminohen koalicionet, në zgjedhje shkojmë vetëm
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste duket e vendosur që të mos bëjë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Gazeta e tha pak ditë më parë se baza demokrate ka nisur të rebelohet kundër koalicionit me LSI, ndërsa edhe socialistët e përjashtojnë si mundësi bashkëpunimin me të. Madje ata kanë dalë në mbështetje të propozimit të opozitës parlamentare për të eliminuar koalicionet parazgjedhore.

Socialistët, njëzëri deklarojnë se arsyeja pse koalicionet duhet të eliminohen është se çdo parti duhet të shpalosë programin dhe objektivat e veta. Në një reagim për gazetën “SOT”, deputetja e PS Antoneta Dhima u shpreh se është kundër koalicionit me LSI, duke theksuar se për shumë arsye partitë politike duhet të futen të vetme në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Sipas saj, PS i ka të gjitha mundësitë që të futet e vetme në zgjedhje dhe t’i fitojë ato. “Personalisht mendoj se partitë politike duhet të shkojnë të vetme në zgjedhjet parlamentare për shumë arsye. Një nga arsyet është forca dhe mbështetja që çdo parti politike ka nga elektorati i vet. Çdo parti politike ka mundësinë që shpalos programin dhe objektivat e veta dhe nuk do të imponohej nga 2-3 programe partiake që në shumicën e rasteve kanë treguar që nuk kanë të bëjnë me njëra me tjetrën.

Me punën, angazhimin, përgjegjshmërinë dhe maturinë e treguar deri tani në qeverisje Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë që e vetme të futet në zgjedhje dhe t’i fitojë ato. Kështu që jam kundër një koalicioni me LSI”, u shpreh deputetja Antoneta Dhima. Ndërsa deputeti socialist Andrea Marto, shkurtimisht deklaroi për gazetën se parimisht është kundër koalicioneve parazgjedhore. “Në parim jam kundër koalicioneve, sidomos ato parazgjedhore”, tha deputeti Andrea Marto.

Ja reagimet e tjera

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deputetja socialiste Artemis Malo. Gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, Malo u shpreh se është kundër çdo lloj koalicioni parazgjedhor, duke theksuar se nuk është dakord për një bashkëpunim mes PS dhe LSI. Deputetja u shpreh më tej se PS do të hyjë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 2021 dhe sipas saj do dalë sërish fituese për një mandat të 3-të.

“PS është një parti e madhe dhe që ka dhe do të ketë mbështetjen e popullit. Unë jam kundër një bashkëpunimi apo koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pra, jam kundër çdo lloj koalicioni dhe do të përpiqemi që t’i ndalojmë aleancat parazgjedhore. Kushdo duhet të hyjë në zgjedhje vetëm, në mënyrë që të masë forcën dhe të shikojë çfarë popullaritet gëzon tek qytetarët.

Kështu që, LSI nuk ka shanse të jetë në koalicion me PS. Ne në zgjedhjet parlamentare do të hyjmë në garë dhe do t’i fitojmë sërish ato. Partia Socialiste nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama është rritur shumë dhe jam e bindur që me zotin Rama kryeministër, PS do t’i fitojë e vetme zgjedhjet në 2021-in dhe do të marrë mandatin e tretë qeverisëse, sepse e meriton”, tha deputetja Artemis Malo.

Ndërsa deputeti Bujar Çela deklaroi se PS do të bëjë koalicion vetëm me qytetarët dhe se sipas tij do të mbështeten vetëm tek punët që janë bërë deri tani. “Është pyetje një milion dollarëshe. Unë nuk i besoj falleve ose fatit të shkruar. Por në politikë nuk thuhet kurrë, jo kot nuk e quajnë si arti ose shkenca e të pamundurës.

Atë që bënë koha dhe nevoja për interesa të mëdha është si historia ç’të bën fëmija nuk ta bën as perëndia. Ne si forcë politike do të bëjmë aleancë vetëm me qytetarët. Pra, Partia Socialiste ka aleat të vetëm qytetarin dhe do të mbështetemi fort në punët e bëra dhe ato që do bëjmë deri në zgjedhje ! Për ne fushata zgjedhore ka filluar”, tha deputeti Bujar Çela në reagimin e tij për gazetën “SOT”./ELISJEDA KIKO

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktorit  pogradecar Josif Koci

Në kujtim të aktorit pogradecar Josif Koci

15/01/2026
Sot “Gjino” është rritur, Admir Sorra feston 51 vjetorin

Sot “Gjino” është rritur, Admir Sorra feston 51 vjetorin

15/01/2026
U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit  mjeshtri  Aristotel Stefani.

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit mjeshtri Aristotel Stefani.

14/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In