Këngëtarja Altuna Sejdiu ose siç njihet ndryshe me emrin Tuna ka postuar në Instagram një foto ku rikujton natën kur rrëmbeu çmimin e parë në ‘Dancing With The Stars Albania’.
Këngëtarja ka ironizuar produksionin se apartamenti i premtur mund të jetë akoma duke u ndërtuar përderisa nuk a e ka marrë akoma dhe pse kanë kaluar plot 7 vite.
‘Sot 7 vjet fitova ‘Dancing With The Stars Albania’, çmimi i premtuar ishte një apartament në Tiranë… garant ende është tu u ndërtu’- shkruan Tuna në postim.
Tuna u shpall fituesja e edicionit të 5-të të spektaklit kercimit ‘Dancing With The Stars Albania’. Tuna ishte personazhi VIP me i votuar nga publiku shqipëtar gjatë mbrëmjes finale duke lënë pas aktorin Amos Zaharia dhe këngëtaren Evi Reçi.