• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Partinë kundërshtarëve, Qeverinë për vete

03/09/2021
in Blog
A A
Partinë kundërshtarëve, Qeverinë për vete
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Socialistët e Edi Ramës sot kanë bërë ndarjen e parë të brezave. Ekipi me të cilin Edi Rama mori Partinë Socialiste në opozitë dhe erdhi në pushtet, sot është ndarë në dy breza.

Edi Rama i ka dhënë brezit të parë, ata me të cilët erdhi në pushtet, partinë, dhe vet ka mbajtur Qeverinë. I gjithë fjalimi i tij, në fakt kishte kryefjalë nevojën e krijimit të një brezi të ri të Partisë Socialiste, pa përjashtuar askënd.

Lista e nominuar nga Edi Rama për kryesinë e Partisë Socialiste ishte një listë politikanësh që Edi Rama i gjeti në Partinë Socialiste, apo i solli ata me vete, por që në vite pati përballje me ta.

Vendimi i tij për t’i nominuar të gjithë kritikët e tij, apo dhe qejfmbeturit e tij për në Kryesinë e Partisë Socialiste, është një vendim politik i rëndësishëm, pasi dëshmon se nuk ka ndërmend të lërë jashtë gardhit të tij politik, askënd.

Asnjëherë nuk ka ndodhur që nga 10 burra të nominuar nga vetë kryetari, së paku 8 prej tyre janë nga ata që kanë rezerva për kryetarin dhe mënyrën se si ai bën politikë. Po kështu dhe gratë e listuara prej tij për Kryesinë e Partisë Socialiste.

Ky është një zhvillim që bën kontrast me kundërshtarin e tij, i cili zhduku nga forumet drejtuese dhe rivalët formalë të tij, e jo më ata që dyshon se mund të bëhen kritikë të tij.

Në një farë mënyre kjo është një garanci që Partia të vazhdojë të jetë një vend i sigurtë për karrierë politike dhe për transmetim përvoje, qoftë dhe nga kritikët e tij, çka në fakt është problemi më i madh i klasës politike shqiptare dhe pushtetit të kryetarëve, që kanë mundësinë t’ia ndërpresin karrierën gjithkujt nëse nuk i pëlqen.

Nga ana tjetër kjo tregon dhe një siguri që ndjen një lider politik në mandatin e tij të tretë nga luftërat e brendshme, të cilat më shumë i përdor në favor të tij dhe partisë, se sa në funksion të ndarjes dhe krijimit të poleve kundërshtare, që krijojnë disfatizëm.

Në një farë mënyre sot socialistët e Edi Ramës apo siç kanë qejf shpotitësit ta quajnë “Rilindja”, ka krijuar “veteranët” e saj, të cilëve u ka plasur buza nga Edi Rama, por së paku kanë ku i harxhojnë energjitë, qoftë dhe kundër tij.

Zhvillimi i dytë të cilin shumica e quajnë formal dhe dekor, është përbërja e grave në qeverisje. 12 gra kundrejt 5 burrave, natyrisht që është një shifër e menduar gjatë nga Edi Rama jo vetëm si statistikë.

Shoqëria jonë e mbushur me gjuhë seksiste, ka boll material të bëjë humor denigrues me to, por në fakt çdo fjalë e thëna kundër tyre në bllok është një bumerang për këdo që e thotë.

Ne jemi dëshmitarë se burrat e qeverive shpesh herë janë më kukulla, më të bindur dhe më të padinjitet se gratë, më të lehtë për t’u korruptuar, ashtu sikundër gratë nuk janë gjithmonë të urta e kokulura dhe nuk janë të imunizuara nga korrupsioni dhe harbutëria.

Vlerat politike dhe njerëzore nuk bazohen tek gjinia, raca, feja, apo krahina, ndaj dhe vendimi për të bërë një qeveri me shumicë të cilësuar grash, vlen si gjest emancipues dhe jo si tregues cilësor i qeverisë.

Cilësinë e tyre do ta shikojmë gjatë qeverisjes dhe jo gjatë paradës së veshjeve në ditën e betimit.

Por guximi për t’i bërë gratë shumicë qeverisëse në Shqipëri, në një botë që lajm të parë ka talibanët që i ndajnë gratë nga burrat në shkollë dhe punë, është një imazh i mirë i Shqipërisë në botë dhe një leksion për shoqërinë tonë maskilistë, dhe ata opozitarë që gratë në qeveri i shikojnë si “harem” të Edi Ramës.

Nuk ka gjë që e bën më popullore qeverinë e sotme të Edi Ramës se sa një opozitë e tillë si kjo që kemi, e cila e shikon problemin pse Edi Rama është i rrethuar nga gra në Qeveri, ndërsa ata në fakt ata janë “gratë” (në kuptimin seksist negativ shqiptar) më të bindura të Lulzim Bashës e Sali Berishës, sa nuk guxojnë as të ngrenë zërin para tyre.

Përtej kësaj, ajo që mund të thuhet sot është se Edi Rama partinë u ka lënë bashkëluftëtarëve të tij, dhe pse jo kundërshtarëve që u ka plas buza me të, ndërsa Qeverinë e ka mbajtur për vete si përgjegjësi të tij. Dhe s’ka gjë më të rëndë për “burrat me mustaqe” dhe malësorët e opozitës, kur t’i mundin dhe gratë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Charlie Chaplin: Kurrë mos mendo se je mirë, jeta ka mënyra të çuditshme për të të vërtetuar të kundërtën

Charlie Chaplin: Kurrë mos mendo se je mirë, jeta ka mënyra të çuditshme për të të vërtetuar të kundërtën

03/09/2025
Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”! Vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”! Vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

03/09/2025
Më shumë se dy dekada pas divorcit, Demi Moore dhe Bruce Willis vazhdojnë të dëshmojnë se disa lidhje nuk i nënshtrohen kohës

Më shumë se dy dekada pas divorcit, Demi Moore dhe Bruce Willis vazhdojnë të dëshmojnë se disa lidhje nuk i nënshtrohen kohës

03/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In