• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pandemia “i mësoi” shqiptarët të paguajnë me kartë: Rritje 17% në 2020

23/02/2021
in Aktualitet, Sociale
A A
Pandemia “i mësoi” shqiptarët të paguajnë me kartë: Rritje 17% në 2020
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i pagesave me kartë në Shqipëri arriti në më shumë se 5.8 milionë gjatë vitit 2020, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pagesat në pikat elektronike të shitjes kanë shënuar një rritje domethënëse me 17% krahasuar me një vit më parë.

Pas shpërthimit të pandemisë, konsumatorët nisën të përdornin më shumë kartat në pagesat për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, kryesisht për shkak të perceptimit se kontakti me paranë cash mund të sillte një rrezik të shtuar për përhapjen e koronavirusit që shkakton Covid-19.

Ky faktor duket se ka sjellë një ndikim pozitiv në prirjen e shqiptarëve për të përdorur më shumë pagesat elektronike. Kjo tendencë duket se konfirmohet në mënyrë të tërthortë edhe nga një numër më i vogël i tërheqjeve cash në bankomate në 16.1 milionë, nga 16.5 milionë që kishin qenë një vit më parë.

Sidoqoftë, efekti i pandemisë është ndjerë edhe në ecurinë e pagesave elektronike, e lidhur kjo sidomos me rënien e ndjeshme të turizmit hyrës. Si vlerë, pagesat me kartë në pikat POS të bankave tregtare shqiptare ranë lehtë vitin e kaluar në 25.5 miliardë lekë, rreth 2.7% më pak krahasuar me vitin 2019. Sipas ekspertëve, ulja drastike e numrit të vizitorëve të huaj, që kanë një shkallë të lartë të përdorimit të pagesave me kartë bankare, duket të ketë qenë faktori kryesor që ka sjellë këtë rënie të lehtë.

Një efekt të ngjashëm ka pasur edhe pakësimi drastik i udhëtimeve të shqiptarëve jashtë vendit, duke sjellë si pasojë më shumë pagesa me kartë për prenotime biletash apo hotelesh. Pavarësisht efektit të pritshëm negativ nga faktori i turizmit, rritja e numrit të pagesave me kartë dëshmon se në përgjithësi pandemia ka ndikuar pozitivisht përdorimin e pagesave elektronike nga shqiptarët.

Studimet krahasuese të Visa dhe Master Card kanë treguar se Shqipëria është një ndër tregjet me përdorimin më të ulët të pagesave jo cash me karta. Pagesat me kartë në pikat elektronike të shitjes përbëjnë vetëm 10% të volumit total të transaksioneve me kartë, duke e renditur Shqipërinë si një nga vendet me me nivelin më të ulët të këtij treguesi në Europë.

Bankat kanë rritur ndjeshëm numrin e terminaleve elektronike të shitjes (POS) në vitet e fundit, pavarësisht përdorimit relativisht të ulët dhe rezistencës së tregtarëve, të motivuar pjesërisht nga informaliteti.

Në fund të vitit 2020, numri i terminaleve POS arriti në më shumë se 12 100, në rritje me 8.7% krahasuar me një vit më parë.

Në fund të vitit 2020, shqiptarët kishin në përdorim 1.26 milionë karta bankare aktive, në pjesën dërrmuese karta debiti të lidhura me llogaritë rrjedhëse. Numri i kartave u rrit me 4.8% krahasuar me një vit më parë./monitor

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg…  “The Terminal”

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg… “The Terminal”

17/07/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

In memorie! Fadil Hasa ylli i humorit ka 7 vite që i mungon Durrësit dhe Shqipërisë

17/07/2025
Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In