• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pakti detar/ Ilir Meta në 2010 mbronte shkeljet kushtetuese të Berishës: Nuk ka rëndësi as pajisja e grupit negociator me plotfuqi nga presidenti dhe as transparenca! Si përgjigjej Kushtetuesja

01/09/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Pakti detar/ Ilir Meta në 2010 mbronte shkeljet kushtetuese të Berishës: Nuk ka rëndësi as pajisja e grupit negociator me plotfuqi nga presidenti dhe as transparenca! Si përgjigjej Kushtetuesja
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Presidenti i Ilir Meta ka marrë ditët e fundit rolin e mbrojtësit të hapësirave detare të Shqipërisë, ndërsa i ka kërkuar qeverisë llogari për veprimet e saj për çështjen e kufirit detar me Greqinë, nisur nga një deklaratë e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për zgjerimin e kufijve detar nga 6 deri në 12 milje.

Meta është vënë në lëvizje edhe në kuadër të kompetencës së tij, për të autorizuar komisionin për të negociuar me palën greke për arritjen e një marrëveshje të re të mundshme.

Por, 10 vite më parë, Ilir Meta, në cilësinë e ministrit të Jashtëm, shprehej kundër rolit të Presidentit të Republikës, për të pajisur me autorizim grupin negociator për ndarjen e detit me Greqinë. Meta rezulton një nga mbrojtësit më të zjarrtë të paktit të detar të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, të cilët i dhanë në fshehtësi rreth 350 km2 det Greqisë, pakt i cili u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Në periudhën janar-prill 2010, gjatë të cilës Ilir Meta mbante postin e ministrit të Jashtëm dhe të zëvendëskryeministrit në qeverinë ‘Berisha’, është zhvilluar beteja mes Partisë Socialiste dhe qeverisë ‘Berisha’ në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e paktit detar me Greqinë, i firmosur nga Lulzim Basha në 27 prill 2009.

Një nga arsyet kryesore se pse Gjykata Kushtetuese në datën 15 pill 2020 hodhi poshtë paktin detar, ishte shmangia e Presidentit të Republikës nga qeveria ‘Berisha’, ku komisioni kishte negociuar marrëveshjen pa marrë miratimin e Presidentit. Por, sipas Ministrisë së Jashtme me në krye Metën, roli i Presidentit nuk ishte i nevojshëm. Ky qëndrim reflektohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Konkretisht, Ministria e Jashtme në 2010 ka argumentuar se “Plotfuqia është një element i të drejtës ndërkombëtare dhe nuk ka rëndësi për procedurat e brendshme të lidhjes dhe miratimit të një traktati. Ai konfirmon vullnetin e plotë të shtetit për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga traktati, duke shërbyer si një element sigurie për palën tjetër negociuese.

Paraqitja e plotfuqive ka qëllim njohjen me personat kompetentë të palëve në negociata. Konventa e Vjenës njeh mundësinë që palët të mos paraqesin plotfuqi, nëse është e qartë nga praktika e tyre ose me rrethana të tjera që këta persona janë përfaqësues të shtetit. Mungesa e plotfuqive, sipas tij, nuk është element që prek përmbajtjen ose formën e një marrëveshje të negociuar dhe për këtë arsye nuk mund të ngrihet si pretendim për pavlefshmërinë e marrëveshjes ndërkombëtare nga asnjë palë”.

Por, sipas Gjykatës Kushtetuese plotfuqia e Presidentit është shumë e rëndësishme dhe mungesa e saj e bën marrëveshjen antikushtetuese. “Gjykata vlerëson se mospajisja e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës ka sjellë si pasojë cenimin e kompetencës së kreut të shtetit si organi kompetent për përfaqësimin e shtetit shqiptar në marrëdhënie me jashtë.

Mungesa e plotfuqisë së rregullt nga delegacioni shqiptar bie ndesh me kuadrin e brendshëm kushtetues dhe ligjor lidhur me përcaktimin e kritereve formale për negocimin dhe lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare. Si rrjedhojë, kjo papajtueshmëri prek edhe thelbin e marrëveshjes së lidhur nga shteti shqiptar, i cili, në çdo rast, duhet të shprehë vullnetin e tij në përputhje me kërkesat e legjislacionit të brendshëm”, ka arsyetuar gjykata.

Gjykata ka theksuar se shmangia e Presidentit ka shkelur nenin 92 pika ‘ë’ të Kushtetutës, ku përcaktohet kompetenca e Presidentit për të lidhur marrëveshje ndërkombëtar. Gjykata ka vlerësuar se mosmarrja e plotfuqisë nga Presidenti i Republikës për lidhjen e marrëveshjes ose dhënien e plotfuqisë, sipas ligjit, bie ndesh edhe me nenin 7 të Kushtetutës, i cili garanton parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar gjithashtu se konstatimi i mungesës së plotfuqisë nga delegacioni shqiptar në procesin e lidhjes së marrëveshjes ndërkombëtare nuk bie ndesh me nenin 46 të Konventës së Vjenës për respektimin e detyrimeve të marra nga pala shqiptare, pasi në rastin konkret marrëveshja i nënshtrohet një kontrolli paraprak nga kjo Gjykatë, pra para se ajo të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sot nuk ka as negociata dhe as grup negociator i autorizuar nga Presidenti. Ka pasur bisedime në nivele të larta politike mes dy vendeve, për të shkuar drejt ngritjes së komisioneve respektive. Sot ka vetëm një vendim politik të Greqisë, për zgjerimin deri në 12 milje, ë bazë të Konventës të së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982, më shumë për t’i dhënë një mesazh Turqisë në Egje.

Megjithatë, Meta kërkon transparencë. Ndërkaq, në vitin 2010, Ministria e Jashtme me në krye Metën theksonte se “bisedimet diplomatike të kësaj natyre janë përherë të rezervuara për publikun”, duke mbrojtur fshehtësinë e negociatave.(Shqiptarja.com)

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In