• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Pakënaqësitët jopolitike ndaj Lulzim Bashës në PD

19/07/2021
in Blog
A A
Një parti që ka turp nga babai i saj
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Në gjithë mërmëritjet e brendshme në Partinë Demokratike, bie në sy fakti se të gjithë kritikojnë Lulzim Bashën rreth zgjedhjeve të tij, shijeve të tij politike, muzikore apo luftarake, dhe akoma më shumë rreth veseve të tij nepotike me familjen e gruas, vilat e tyre etj.

E gjithë kjo fashë pakënaqësie brenda PD nuk është politike dhe nuk prodhon politikë. Ajo është emocionale dhe akoma më keq, një lloj pakënaqësie ndaj preferencave të tij.

Ky nuk është problemi më i rëndë i PD-së apo i Lulzim Bashës. Problemi i PD-së, është që Berisha nuk e dorëzoi PD-në dhe akoma deri më sot, nuk ka dalë askush të kërkojë ta marrë atë me një betejë që fokusohet kundër kryetarit real të PD, Sali Berisha.

Të gjithë biem dakord se këtë betejë duhet ta bënte i pari Lulzim Basha. Por ai nuk ka ndërmend ta bëjë, pasi ai është tipi i politikanit që emërohet, dhe jo tipi i politikanit që zgjidhet.

Ai është emëruar nga Berisha më 2005 dhe vazhdon akoma i emëruar. Ai nuk ka bërë asnjë betejë në jetë dhe as ka ndërmend të bëjë. Ai ka bindjen që për të duhet të luftojnë të tjerët.

Fjala vjen, për t’u bërë kryetar i PD, ai ishte i qartë se duhet të luftonte Berisha. Dhe ai luftoi.

Për ta mbajtur atë kryetar të PD pas shtatë humbjeve, duhet ta bënte Berisha. Dhe ai e bëri.

Për të hequr Berishën nga kryetar real i PD apo për t’u distancuar ndaj tij, pas futjes në listën e zezë, ai mendon se duhet ta bëjnë amerikanët, pasi vet ua ka mbushur mendja që nëse flet, Berisha e vret..

Ai është i kënaqur që ambasadorja e SHBA nuk do të shkelë në Parlament ditën që do të hyjë Berisha, por nuk ka ndërmend t’i thotë Berishës që kjo është gjë e keqe për PD.

Ai e ka ndarë mendjen që amerikanët e nisën këtë sherr, dhe ata duhet ta përfundojnë vetë, pa atë.

Ai po ashtu mendon se Edi Ramën duhet ta mundin të tjerët. Herë herë përfytyron policë që i lidhin duart, amerikanë që e shpallin armik, europianë që nuk e pranojnë në BE, dhe fantazi të tjera plot ngjyra. Por kurrë nuk e përfytyron veten si dikush që duhet ta mundë atë.

Ai nuk bën asnjë betejë as brenda PD-së. Edhe emërimet, gradimet, ç’gradimet, sprovimet, ngritjet në përgjegjësi, promovimet, ja bën kunati. Ai thjesht i pranon në heshtje.

Ai është i bindur se i takon të jetë në atë post dhe të tjerët duhet të kujdesen për të.

Problemi është se problem i tij, tani është problem i PD. Dhe PD duhet ta ndaj mendjen të ketë një lider që ka bërë një betejë në jetë, qoftë dhe sikur ta ketë humbur.

Ky ka humbur 7 herë pa bërë asnjë betejë. Dhe sot beteja në PD është me historinë e saj dhe pushtetin e Sali Berishës mbi të.

Ai që e bën këtë betejë, ai do të jetë bindës dhe shpresëdhënës, edhe për Berishët, që mund ta sjellë PD-në në pushtet.

Ndaj pakënaqësitë ndaj Bashës në PD janë të adresuara gabim, pasi e trajtojnë atë si një njeri që i takon ai post që i ka falur Berisha, por nuk e ndan mirë pushtetin.

Problemi i PD është se ai post duhet të fitohet nga dikush dhe ai që fiton PD dhe mund Berishën, do të fitojë dhe pushtetin dhe të mund edhe Ramën.

Lulzim Basha nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë. Ndaj mos u ankoni ndaj tij, se është më i sinqerti në këtë pikë.

Nëse doni një lider të ri, vëreni në provë të bëjë betejën e parë me atë që i ka zënë PD-së rrugën drejt të ardhmes, Sali Berishën.

Nëse mund atë, mund dhe Edi Ramën dhe e sjell PD-në një ditë në pushtet Në të kundërt, prisni emërimet e radhës nga Berishët. Dhe ata nuk mbarojnë me vdekjen fizike të Berishës.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In