• Kontakt
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pa filluar punë drejtësia e re e pabesueshme! KLP përplaset me ONM pas kritikave të Jacobs: Po cenohet integriteti i SPAK, nuk duhet të ketë sulme personale

28/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Pa filluar punë drejtësia e re e pabesueshme! KLP përplaset me ONM pas kritikave të Jacobs: Po cenohet integriteti i SPAK, nuk duhet të ketë sulme personale
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është përgjigjur dje zyrtarisht përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Theo Jacobs, pas kritikave që ky i fundit i bëri Strukturës së Posaçme Antikorrupsion për hetimin e anëtarit të KPA Luan Daci dhe ndaj 3 gjyqtarëve të tjerë.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, KLP u shpreh se këto deklarata janë të qortueshme dhe se çdo pretendim i ngritur për profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve mund të verifikohet me mjetet dhe procedurat e sistemit ligjor. Më tej KLP sqaron se SPAK si institucion i ri nuk mund të vlerësohet vetëm një herë bazuar mbi këto kritere.

Por për më tepër thuhet se çdo diskutim tjetër përtej atyre që mund të verifikohen është për të cenuar imazhin e institucionit. “Nuk duhet harruar se SPAK është institucion i ri i cili, mishëron aspiratën dhe mundësinë tonë më të mirë si shoqëri për arritjen e drejtësisë shoqërore përmes goditjes penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me gjasë dy plagët më të thella të vendit.

Në këto kushte, suksesi i SPAK, do të përcaktohet edhe nga imazhi publik i institucionit të ri dhe besimi që ai duhet të ngjallë tek publiku. Pikërisht në funksion të garantimit të këtij besimi, pa të cilin institucionet e drejtësisë nuk mund të funksionojnë në asnjë vend të botës, deklaratat publike (qofshin edhe personale) që venë në dyshim integritetin dhe/ose profesionalizmin e prokurorëve janë të qortueshme pasi sistemi ynë ligjor ofron mjete dhe procedura të përshtatshme për trajtimin e çdo pretendimi që lidhet me profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve.

Çdo pretendim i këtij lloji nuk mund të trajtohet veçse në mënyrën e parashikuar nga ligji dhe në institucionet e parashikuara nga ligji. Në të kundërtën çdo diskutim është i destinuar të jetë vetëm një opinion që vetëm cenon në mënyrë të padrejtë imazhin, edhe kështu të brishtë, të institucioneve të reja të drejtësisë”, thuhet në deklaratën e KLP.

Suksesi i SPAK

Më tej KLP theksoi në reagimin e saj se suksesi i SPAK varet vetëm nga cilësia dhe integriteti i prokurorëve të saj, duke shtuar se janë përzgjedhur më të mirët. Sipas Këshillit, integriteti i prokurorëve nuk mund të verifikohet me vetëm një rast, duke shtuar se është detyra e tyre për të siguruar garantimin e standardeve profesionale dhe etike të prokurorëve që janë emëruar në SPAK.

“Ne jemi të vetëdijshëm së suksesi i SPAK varet, në radhë të parë, nga cilësia dhe integriteti i prokurorëve të saj. Me këtë bindje, në një përpjekje për të përzgjedhur prokurorët më të mirë, ne zhvilluam një proces tepër kërkues dhe transparent i cili zgjati plot 9 muaj. Në kuadër të atij procesi ne verifikuam në detaj profesionalizmin dhe integritetin e të gjithë kandidatëve.

Kujtojmë se pavarësisht verifikimeve tona të thella , kushti mbi kushtet për të gjithë kandidatët ishte kalimi me sukses i sprovës se veting -ut. Të gjithë prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, e kanë kaluar këtë sprovë. Natyrisht që integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK nuk verifikohet vetëm një herë. Është detyra e Këshillit të sigurohet në vijimësi për garantimin e standardeve profesionale e etike të prokurorëve të SPAK”, thuhet në njoftimin e KLP.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! Brigitte Bardot, biondja bombastike që revolucionarizoi kinemanë në vitet 1950, nga historitë e shumta të dashurisë te përballja me të birin në gjyq

In memorie! Brigitte Bardot, biondja bombastike që revolucionarizoi kinemanë në vitet 1950, nga historitë e shumta të dashurisë te përballja me të birin në gjyq

28/12/2025
Si sot 16 vite më parë u nda nga jeta Vani Trako pjesë e “dinastisë” se aktorëve brilantë korçarë të skenës dhe ekranit

Si sot 16 vite më parë u nda nga jeta Vani Trako pjesë e “dinastisë” se aktorëve brilantë korçarë të skenës dhe ekranit

28/12/2025
Në kujtim të aktorit Teodor Rupi në këtë 35 vjetor të ndarjes nga jeta, heroi i heshtur i teatrit “A. Moisiu”

Në kujtim të aktorit Teodor Rupi në këtë 35 vjetor të ndarjes nga jeta, heroi i heshtur i teatrit “A. Moisiu”

28/12/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In