• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Opozita malazeze në krah të SHBA, mbështet shqiptarin Dritan Abazoviç si Kryeministër i Malit të Zi

27/11/2021
in Diaspora
A A
Opozita malazeze në krah të SHBA, mbështet shqiptarin Dritan Abazoviç si Kryeministër i Malit të Zi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një akt që thuajse nga të gjithë komentuesit është konsideruar si një pranim i idesë që shqiptari i “E Bardha të të Zezë” të emërohet Kryeministër i vendit.

Thuajse të gjithë e kanë uruar numrin dy të qeverisë i cili para pak ditësh u takua në Podgoricë me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Ndërkaq, dy parti opozitare, përkatësisht dy parti shqiptare: “Forca” e Genci Nimanbegut dhe “Lista Shqiptare” e Nik Gjeloshajt, kanë propozuar një qeveri “pakice” me Dritan Abazoviçin kryeministër.

Madje Nimanbegu ka deklaruar se opozita do të votojë rrëzimin e qeverisë aktuale në seancën më të afërt kur të kalojë buxheti për vitin 2022.

Numrat për këtë operacion janë shumë lehtë të arritshëm, pasi e gjithë opozita ka 40 deputetë, e nëse i bashkohen 4 deputetët e Abazoviçit bëhen 44.

Kurse mazhoranca aktuale, nëse i ikën “E Bardha në të Zezë”, ka vetëm 37 deputetë.

Por shumica qeverisëse ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve për një qeveri të opozitës me Dritan Abazoviçin.

Kryeministri, Zdravko Krivokapiç, kryeparlamentari Aleksa Beçiç kanë deklaruar se ky eksperiment do të ishte shkatërrues. Ndërkaq, kreu i Frontit Demokratik

Milan Knezeviç ka kërkuar zgjedhje të menjëhershme të parakohshme parlamentare, duke mos pranuar një qeveri pakice.

Ndërkaq, Nimanbegu deklaroi në ‘Gradska TV’ se, “Forca do të votojë për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe do të mbështesë çdo zgjidhje që do ta kthejë Malin e Zi në rrugën e duhur”.

Ai ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme përpara vitit 2024, duke ju përgjigjur partive preserbe, të cilat kërkuan që pakicat t’i bashkohen qeverisë aktuale. Sipas Nimanbegut, kjo thirrje nuk është e sinqertë.

“Ne kemi dërguar një shkresë në qeveri, nga ku nuk kemi marrë përgjigje. Kur tashmë ishte formuar qeveria, ministri Leposaviç deklaroi se kërkesat tona ishin jokushtetuese”, theksoi ai.

Kreu i partisë shqiptare, ndërkaq, ka vlerësuar Milo Gjukanoviçin si një figurë historike.

“Nëse ai, si president i shtetit dhe i qeverisë, është i lidhur me veprimtari kriminale, i takon organeve të drejtësisë ta përcaktojnë. Por politika e tij ndaj pakicave është një arritje e rëndësishme”, tha Nimanbegu.

Kurse kreu i Parlamentit, njëkohësisht kreu i Partisë Demokratike, Aleksa Beçiç, tha se DP nuk do të mbështesë qeverinë e pakicës, që sipas tij do të thotë përmbysje e vullnetit elektoral të qytetarëve.

Beçiç tha gjithashtu se planifikon të thërrasë seancën e Kuvendit nga data 10 deri më 15 dhjetor, kur në rend dite do të jetë buxheti për vitin e ardhshëm dhe disa akte të tjera ligjore.

E këtu pritet që të rrëzohet qeveria aktuale, ku si zgjidhje njëra palë kërkon zgjedhje të reja e tjetra qeveri të pakicës./Pamfleti

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In