• Kontakt
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Opozita duhet të paraqesë një draft final ose të korrigjojë draftin e PS, ja çfarë do të ndodhë nëse nuk arrihet dakordësia

23/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Letra me pesë pika e opozitës së bashkuar për OSBE/ODIHR, vjen përgjigjja e prerë e PS
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti komentoi ditën e djeshme zhvillimet në Këshillin Politik, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe përfundimin e plotë të ndërhyrjeve në të.

Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se opozita duhet të paraqesë sa më parë një draft final, në mënyrë që sipas tij të kalojë për votim një produkt përfundimtar për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas Shametit, PD-LSI janë ftuar për të paraqitur një draft të vetin apo të korrigjojnë dhe të japin mendimet e tyre në draftin që ka paraqitur mazhoranca.

“Është fakt pozitiv që është mbledhur Këshilli Politik, qëllimi ynë si mazhorancë është një orë e më parë të ketë një dakordësi në Këshillin Politik për variantin përfundimtar për teknalitetet që kanë mbetur pa u azhurnuar në lidhje me Kodin Zgjedhor.

I nxis pjesëmarrësit që të kemi një produkt përfundimtar që të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë dhe t’i hapet rruga një procesi zgjedhor normal për shqiptarët.

Partia Socialiste ka paraqitur një draft të sajin, kemi ftuar edhe përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare që të japin variantin e tyre apo korrigjime për draftin e PS, jam besimplotë që palët do të tregojnë përgjegjshmërinë për të arritur produkt sa më të mirë, në të kundërt të jeni të sigurtë që ne nuk e lëmë Shqipërinë pa e kompletuar legjislacionin zgjedhor si dhe 7 ligjet organike që kanë lidhje me të”, u shpreh Shameti.

në lidhje me pretendimet e opozitës se me variantin e PS listat në të vërtetë mbeten të mbyllura dhe vullnet i kryetarit, Shameti u shpreh se marrëveshja e 5 qershorit dhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese në 30 korrik kanë qenë për lista të hapura.

“Ndryshimet në bllok përmes miratimit të paketës së 5 qershorit si dhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese në datën 30 korrik nuk lënë më asnjë dyshim se listat do të jenë të hapura, është një arritje historike për votuesit shqiptarë”, tha ai.

Por i pyetur nëse pragu 3 për qind i vendosur në këtë draft i dëmton partitë e vogla, deputeti socialist u shpreh se ky është një propozim i vet 28 deputetëve të opozitës parlamentare.

“Ky propozim origjinal nuk është i PS nëse kthehemi mbrapsht tek gjuha që ka pasur propozimi i 28 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese ky 3 përqindësh është ai që parashikohej në atë propozim. Në diskutimin që është bërë në Komisionin e Ligjeve në analizën që është bërë është diskutuar që sa kohë Shqipëria ka një sistem proporcional rajonal më i drejti është pragu natyral i marrjes së mandatit”, tha Shameti.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In