• Kontakt
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Olsian Çela fundos politikanët dhe zyrtarët, marrëveshje me ILDKP për të hapur dosjet e pasurisë, premton përshpejtim të hetimeve

10/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Olsian Çela fundos politikanët dhe zyrtarët, marrëveshje me ILDKP për të hapur dosjet e pasurisë, premton përshpejtim të hetimeve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ngushtohet më shumë laku i zyrtarëve dhe funksionarëve të tjerë të administratës shtetërore që janë të përfshirë në afera korruptive.

Inspektorati i Deklarimit të Pasurisë është institucioni i cili ka në dorë dosjet e pasurisë të të gjithë zyrtarëve dhe ndonëse çdo vit kallëzon me dhjetëra zyrtarë, vetëm një numër i vogël ka përfunduar në hetim, ndërsa pjesa tjetër ka përfunduar në kosh.

Në këtë numër të vogël janë nëpunës të ulët, të cilët janë hetuar nga prokuroria. Por duket se kësaj situate po i vjen fundi dhe drejtësia po merr frymë. Kryeprokurori Olsian Çela ka nënshkruar ditën e djeshme një marrëveshje me ILDKP për të hapur dosjet e pasurisë së politikanëve dhe zyrtarëve të tjerë, ku ka premtuar hetimin e tyre. Përmes kësaj marrëveshje do të bëhet i mundur bashkëpunimi në shkëmbimin e informacioneve për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, përmes të cilës dy institucionet angazhohen të intensifikojnë luftën kundër veprave penale të kryera nga zyrtarët e administratës publike në Shqipëri.

Marrëveshja nxit bashkëpunimin për shkëmbimin e informacioneve për subjektet e deklarimit periodik të interesave private në ILDKPKI, marrjen e masave për plotësimin e rregullt të kallëzimeve penale, kryerjen e hetimeve paraprake, ushtrimin e ndjekjes penale, ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq në afate sa më të shpejta për shkeljet që përbëjnë vepër penale në fushën e deklarimit të pasurisë, konfliktit të interesave dhe veprave penale të tjera që lidhen me detyrën e subjekteve që kanë detyrim ligjor të bëjnë deklarim periodik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Bashkëpunimi i institucioneve

Qëllimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve të rëndësishme është bashkëpunimi dhe koordinimi i tyre për të vërtetuar nëse zyrtarët përbëjnë vepër penale si mosdeklarim, apo fshehje pasurie. Ky veprim është marrë pas denoncimeve të larta që kanë ardhur nga qytetarët, por edhe nga ultimatumi i ndërkombëtarëve për forcimin kundër korrupsionit në nivele të larta.

“Institucionet angazhohen për bashkëpunim dhe koordinim më të mirë mes tyre në luftën kundër veprave penale të refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim për deklarim, parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal, i veprave penale të tjera që lidhen me to, si korrupsioni, falsifikimet, pastrimi i produkteve të veprave penale dhe veprimtarisë kriminale, etj.

Marrëveshja vjen pas shqetësimit të opinionit publik shqiptar për nivelin e lartë të korrupsionit, vjedhjeve dhe shpërdorimeve të fondeve publike dhe kërkesave të organizmave ndërkombëtarë për forcimin e luftës kundër veprave penale të kryera nga zyrtarët e lartë të administratës shtetërore, personat e zgjedhur dhe nëpunësit publikë në Shqipëri dhe është në përputhje me prioritetet e dy institucioneve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
15 vjet pa “Artisten e Merituar “ Liza Vorfin aktoren ikonë të Teatrit Kombëtarë

15 vjet pa “Artisten e Merituar “ Liza Vorfin aktoren ikonë të Teatrit Kombëtarë

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In