• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Nuk u ftova në mbrëmjen Gala”, TKOB i përgjigjet Inva Mulës për ftesën zyrtare

21/09/2021
in Aktualitet
A A
“Nuk u ftova në mbrëmjen Gala”, TKOB i përgjigjet Inva Mulës për ftesën zyrtare
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka reaguar pas deklaratave të sopranos Inva Mula, e cila është shorehur se nuk kishte marrë një ftesë zyrtare për të qenë pjesë në mbrëmjen Gala të Inaugurimit të rikonstruksionit të godinës së këtij institucioni.

TKOB pretendon se Inva Mulës i janë dërguar disa herë ftesat zyrtare për të marrë pjesë në mbrëmjen gala, nëpërmjet Drejtoreshës Artistike, Abigeila Voshtina.

Sipas këtij institucioni, ftesa zyrtare është përsëritur tre herë, duke filluar nga data 11 nëntor 2019, dhe ftesa është ripërsëritur pasi planet për inaugurimin u shtynë “për shkaqe madhore si: tërmeti i nëntorit 2019 dhe më pas situata Covid 19”.

TKOB ka publikuar mesazhet dhe email-et e dërguara në tre periudha të ndryshme. I fundit është dërguar në adresë të sopranos më 19 korrik të këtij viti, por theksohet se sopranoja “deri më tani nuk ka kthyer asnjë përgjigje”.

Kujtojmë se pak ditë më parë deklarata e sopranos Inva Mula se ajo nuk kishte marrë një ftesë zyrtare për pjesëmarrjen në programin artistik bëri shumë bujë.

“Sigurisht që nuk do jem e pranishme, them sigurisht sepse nuk jam e ftuar. Po, kam një ftesë si spektatore, por nuk më është bërë asnjë ftesë zyrtare. Nuk është shfaqur dëshirë, ka qenë një dëshirë e zbehtë e drejtoreshës artistike, por që nuk ka pasur domethënë një bashkëbisedim të vërtetë për një pjesëmarrje të tillë. Megjithatë, nuk ka asnjë rëndësi. Ka rëndësi që ky teatër jo vetëm të hapet por ky teatër të ketë kalendarin e vet, të ketë një programacion dinjitoz jo atë që ka pasur deri sot, që arti shqiptar me artistët e vet të jetë gjithmonë pararojë e shoqërisë sonë.”- ishin fjalët e sopranos gjatë një prononcimi për “News 24”.

DEKLARATA ZYRTARE E TKOB

Në respekt të ndjekësve fanatik të TKOB, publikut të gjerë, artistëve dhe medias, ju informojmë në lidhje me të vërtetën e ftesave zyrtare, të cilat ju janë bërë artistëve ekselentë shqiptar, për pjesëmarrjen në programin e Mbrëmjes Gala të Inaugurimit të Rikonstruksionit të TKOB.

TKOB nëpërmjet Drejtoreshës Artistike, znj. Abigeila Voshtina, ashtu si të gjithë artistëve shqiptar ekselentë, i ka dërguar edhe znj. Inva Mula ftesat zyrtare për pjesëmarrjen në programin artistik të Mbrëmjes Gala të Inaugurimit të Rikonstruksionit të TKOB.
Këto ftesa zyrtare, janë përsëritur tre herë, duke filluar nga data 11 NËNTOR 2019, pasi TKOB ka patur në planet e veta që atëherë realizimin e Mbrëmjes Gala të Inaugurimit, plane të cilat janë shtyrë për shkaqe madhore si: tërmeti i nëntorit 2019 dhe më pas situata Covid 19.

Më poshtë gjeni tre email-et e dërguara në tre periudha të ndryshme, që përkojnë me parashikimet tonë të rihapjes së teatrit. Email-i i fundit zyrtar nga Drejtoresha Artistike e TKOB, znj. Abigeila Voshtina është dërguar në adresë të znj. Inva Mula në 19 KORRIK të vitit 2021 me shpresën që ajo do të kishte mundësi të merrte pjesë në Mbrëmjen Gala, por deri më tani nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Sqarojmë gjithashtu se një muaj përpara ftesës së fundit zyrtare të bërë nga Drejtoresha Artistike, znj. Voshtina (në email-in e datës 19 KORRIK 2021), Drejtoresha e Përgjithshme e TKOBAP-së, znj. Zana Çela i ka dërguar në datë 14 QERSHOR 2021 një mesazh shoqëror në WhatsApp, znj.Mula, por edhe në këtë rast nuk ka patur asnjë përgjigje. Më poshtë gjeni të renditur sipas datave ftesat zyrtare në email dhe mesazhin.

Mendojmë se përtej këtyre fakteve nuk mund të ketë më vend për keq interpretime.

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In