• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

“Nuk kemi vdekur akoma”! Reja gjen fajtorin: Arbitrimi la për të dëshiruar, kishim penallti për Manajn

03/09/2021
in Sport
A A
“Nuk kemi vdekur akoma”! Reja gjen fajtorin: Arbitrimi la për të dëshiruar, kishim penallti për Manajn
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme serinë e ndeshjeve të shtatorit. Kuqezinjtë janë mposhtur thellë 4-1 në Varshavë, ku Polonia u tregua cinike dhe diti të përkthejë në gol mundësitë e krijuara.

Një rezultat i hidhur ky për kuqezinjtë, që vjen ndaj një kundërshtari direkt për objektivat në grup. Në përfundim të takimit vetë aktorët në fushë dhe jashtë saj kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.

Reja: “Në pjesën më të madhe të lojës e mbajtëm mirë topin. Nuk dua të gjej justifikime. Polonia ka meritën e saj, por arbitri e teproi pak. 3 kartona të pak minuta janë shumë. Arbitrimi sot la për të dëshiruar. Skuadra luan mirë kur është e ekuilibruar. Krijuam shumë raste, te disa duhet të kishim pak fat.

Nuk është çështje sulmi sepse ekuilibrin e kishim. Jemi shumë mendjelehtë ndonjëherë. Ndonjëherë mund ta nxjerrim edhe topin lartë. Por nuk kemi v.dekur akoma. Ka prapë ndeshje. Në mesfushë duhet të jemi më të kujdesshëm, të mos humbasim aq shumë topa sa me Poloninë. Kishim edhe një penallti për Manajn, ka shumë episode që mund të diskutohen. Por jemi akoma këtu, nuk ka mbaruar asgjë”.

Cikalleshi: “Mendoj që ndeshjen e filluam mirë, edhe pse pësuam që në fillim me goditje standarte arritëm të barazonim. Kishim edhe dy raste për gol, por fati nuk deshi. Më vjen pak keq se pësuam dy gola me goditje standarde dhe kemi punuar për këtë. Por kemi punë për të bërë. Këto kohë jemi munduar të bëjmë futboll më sulmues, por kjo krijon më shumë hapësira mbrapa. Rrisku është pjesë e kësaj taktike.

Kemi strukturën tonë të lojës, të mbrojmë të gjithë në grup dhe të sulmojmë të gjithë në grup, qoftë edhe me pikatore. Sot nuk e bëmë këtë. Në dhomat e zhveshjes të gjithë ishin shumë të mërzitur. Katër gola nuk i meritonim dhe janë shumë. Nuk kemi as kohë, pasi për 3 ditë kemi ndeshjen e radhës”.

Gjimshiti: “Sigurisht që rezultati 4-1 është shumë i lartë. Jam i pakënaqur me gabimet që kemi bërë. Në pjesën e parë kemi luajtur mjaft mirë, nuk mbaj mend ndeshje që kemi luajtur aq mirë. Bëmë dy gabime në goditje standarde dhe marrim dy gola kot. Kjo është ajo që më acaron më shumë. Prapë ishim në lojë, por pësojmë gola shumë lehtë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In