• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Nuk gjykohet përkthyesi, por ministri…

10/11/2020
in Blog
A A
Nuk gjykohet përkthyesi, por ministri…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ardit Rada

Me dërgimin për gjykim të ‘kokave’ të UÇK-së në Hagë, Tirana është përfshirë nga një debat i brendshëm politik. Përtej solidariteti dhe bindjes tek pafajësia e Thaçit, Veseli, Krasniqit e Selimit, detajet e të shkuarës së Lulzim Bashës kur ai as e njihte dhe as e njihnin në PD, janë kryefjalë e retorikës së përditshme kundër tij.

Sigurisht këto akuza të formuluara dhe më parë erdhën pikërisht nga rrjedhja e ngjarjeve të “Speciales” me Kosovën. Për t’i kujtuar Bashës se ai është implikuar në përpilimin e dosjeve kundër UÇK , mazhoranca dhe mediat ‘rrëmuan’ në arkivat e 10 viteve më parë dhe më tej.

Fjala bie, dëshmia e ish-ekspertit të OKB që udhëtoi i kamulfuar drejt ‘Shtëpisë së Verdhë’, po i tundet si flamur i kuq kreut aktual të demokratëve për t’ia errësuar më tepër karrierën atij.

Në fakt, sikurse e pranon vetë Basha, ai ka qenë një i punësuar i UNMIK. Fakti që e bën Bashën ‘të pandershëm’ në këtë ngjarje është pretendimi i tij se ka qenë i ngarkuar për të themeluar Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës të sapodalë nga lufta. Fakti tjetër që e rrëzon atë, por edhe ata kundër tij, është ajo që vërtetohet nga pamjet filmike të kohës. Në një takim me ish-kryeministrin Pandeli Majko, Basha shoqëron dikë nën cilësinë e përkthyesit. Bëhet fjalë për vitin 1999.

Lulzim Basha ishte vetëm 25 vjeç… Pra, faktori ndërkombëtat që kish dalë garant për të ndërtuar shtetin më të ri në botë, zor se ia kishin besuar një të sapodiplomuari formimin e ministrisë më të rëndësishme që do të hetonte krimet e Serbisë, por edhe ato penale që do të ndodhnin në vazhdim, e më gjerë.

Të gjithë ata që sot kanë drejtuar gishtin ndaj një përkthyesi mund të kenë të drejtën e tyre që të përdorin dëshminë e Jose Pablo Baraybar se është ndihmuar si ilegal nga Lulzim Basha për të depërtuar në Shqipëri. Por ama, nëse akuzat ngrihen në planin patriotik, kreu aktual i PD i ka dosjet pirg për ngjarje më të freskëta. Që nga marrëveshja e detit me Greqinë kur firmosi buzagaz me Dora Bakojanis, ashtu edhe te rruga e Kombit.

Ky personazh i rëndësishëm i politikës shqiptare të sotme, që në borderonë e UNMIK ka figuruar si një nga dhjetëra përkthyesit e tjerë, rezulton i përfshirë në të gjithë skandalet e këtij vendi ku nuk u zhdukën vetëm miliarda lekë, por u vranë edhe njerëz.

Si ministër i Jashtëm ai hodhi firmën që Greqia të merrte sa i hante syri në det. Mundësisht përtej horizontit në të tri krahët. Si ministër i Transporteve, rrugën që do të na lidhte me Kosovën e bëri ‘krahë e kofshë’. Me letra Prokurorie, dëmi është 230 milionë euro.

Si ministër i Brendshëm iu vranë katër protestues nga armët e Gardës që drejtohej prej tij. Po të doni, ka mjaft akuza penale në kurriz edhe si ish-kryetar Bashkie i Tiranës, edhe si udhëheqës i opozitës me flakë e molotovë. Madje, madje, edhe gjatë pandemisë kur mblidhte qindra durrasakë pa maska kur të tjerët nuk dilnin dot nga shtëpia për të blerë një gjysmë buke, se kishin dalë një herë në mëngjes.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Elida Janushi sot në 72 vjetorin e saj! Urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

Aktorja Elida Janushi sot në 72 vjetorin e saj! Urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

02/08/2025
“Nuk ishte dashuri me shikim të parë… por ishte e përjetshme! Kevin Costner për Whitney Houston

“Nuk ishte dashuri me shikim të parë… por ishte e përjetshme! Kevin Costner për Whitney Houston

02/08/2025
Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In