• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nuk e justifikon më trajtimin special, SHBA-ja rishikon qëndrimin ndaj Hong Kongut

28/05/2020
in Aktualitet, Bota
A A
Nuk e justifikon më trajtimin special, SHBA-ja rishikon qëndrimin ndaj Hong Kongut
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se kishte certifikuar të mërkurën në Kongres se në bazë të ligjit amerikan, Hong Kongu nuk e justifikon më trajtimin special në të njëjtën mënyrë që zbatohej kur territori ishte ende nën Britaninë, përpara korrikut 1997.

Pompeo tha se plani i Kinës për të imponuar një legjislacion të ri të sigurisë kombëtare në Hong Kong ishte thjesht një hap i ri në një seri hapash që dëmtojnë thelbësisht autonominë dhe liritë e Hong Kongut.

“Asnjë njeri i arsyeshëm nuk mund të pohojë sot se Hong Kongu ruan një shkallë të lartë autonomie nga Kina, duke pasur parasysh faktet në terren”, tha ai.

“Pas studimit të kujdesshëm të zhvillimeve gjatë periudhës që po raportohet, unë i certifikova sot Kongresit se Hong Kongu nuk vazhdon ta justifikojë trajtimin sipas ligjeve të Shteteve të Bashkuara në të njëjtën mënyrë siç zbatoheshin ligjet amerikane ndaj Hong Kongut para korrikut 1997”, tha Sekretari Pompeo.

“Tani është e qartë se Kina po e modelon Hong Kongun sipas vetes së saj,” shtoi ai.

“Akti i të drejtave të njeriut dhe demokracinë në Hong Kong” i miratuar vitin e kaluar nga Kongresi i SHBA dhe Presidenti Donald Trump, i kërkon Departamentit të Shtetit të certifikojë të paktën çdo vit se ish-kolonia britanike ruan një autonomi të mjaftueshme për të justifikuar trajtimin e favorshëm tregtar nga SHBA, diçka që e ka ndihmuar Hong Kongun të ruajë pozitën si një qendër financiare botërore.

Në bazë të këtij akti, zyrtarët përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut në Hong Kong mund të jenë objekt sanksionesh, përfshirë mohimin e vizave dhe ngrirjen e pasurive.

Tani i takon Presidentit Trump të vendosë nëse do t’u japë fund disave, të gjithave ose asnjërit prej privilegjeve ekonomike që gëzon aktualisht Hong Kongu.

Presidenti tha të martën se Shtetet e Bashkuara po punojnë për një reagim të fortë ndaj legjislacionit kinez për sigurinë kombëtare në Hong Kong, reagim që pritet të shpallet para fundit të kësaj jave.

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In