• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Nuk bëhet fjalë për 3-5-2 apo 4-4-2! Lotët e konferencës dhe rëndësia e gjuhës së bukur shqipe, Sokol Cikalleshi është “A-ja” e Kombëtares

30/09/2022
in Sport
A A
Nuk bëhet fjalë për 3-5-2 apo 4-4-2! Lotët e konferencës dhe rëndësia e gjuhës së bukur shqipe, Sokol Cikalleshi është “A-ja” e Kombëtares
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria është në një moment të vështirë, ndoshta më të vështirin e viteve të fundit. Këtë e konfirmoi fare mirë situata e fundit të takimit pas ndeshjes me Izraelin. Tifozët nuk i pranuan lojtarët, përkundrazi, zgjodhën që t’i vërshëllenin. Ata tifozë që shkojnë në skajin e fundit të botës për t’i mbështetur këta djem, këtë herë zgjodhën që t’i hidhnin në tokë fanellat e tyre.

Kjo nuk kishte ndodhur as në kohën më të keqe, atë me Panuçin. Atëherë kishte vërshëllima vetëm për trajnerin, kurrsesi për lojtarët. Sigurisht, jemi të vetëdijshëm që rezultatet e Kombëtares nuk mund të quhen të këqija për historinë tonë, përkundrazi, vazo e tretë ku gjendemi për kualifikueset e Europianit, në fund të fundit, është rezultati më i mirë që kemi pasur ndonjëherë.

Por tifozët e dinë fare mirë se deri ku është kapaciteti i lojtarëve, nuk po sakrifikojnë asgjë nga vetja për këtë fanellë. Tifozët e kanë kuptuar edhe se nuk bëhet fjalë thjeshtë për Rejën, që duhet të largohet nga Kombëtarja, por nuk është ai e keqja e madhe. Këtu nuk bëhet fjalë për një 3-5-2 apo për një 4-4-2. Italiani është personazhi negativ i një shteti të gjithë, i kombit, por në deklaratën e djeshme, tha një të vërtetë të madhe.

Shqipëria kishte tentuar 22 herë të godiste në kuadrat dhe ia doli vetëm 5 herë, ndërsa Islanda e gjeti portën po kaq herë me vetëm 6 tentativa. Atëherë, të jenë “yjet” tanë në këtë lloj gjendje? Nuk e besojmë! Problemi më i madh dhe vetë thelbi që duhet prekur është ndjenja në zhdukje për këtë fanellë. Atëherë e shihnim ndryshe, mes lojtarësh normalë mobilizoheshim aq shumë ndaj Kombëtareve të mëdha, yjet e së cilave nuk shfaqnin të njëjtat vlera si në klube pasi ruheshin për to. Në ato kohë i kishim në favor, tani po i vuajmë mbi kurriz.

Ajo që duhet vlerësuar edhe në këtë periudhë të errët është padyshim sinqeriteti dhe shpirti i Sokol Cikalleshit. Të jemi të sinqertë, në fushën e lojës nuk prodhoi asgjë në këto dy takime, ashtu siç nuk prodhoi asgjë edhe Armando Broja. Por jashtë saj, ishte për notën 10. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Izraelin, nuk doli Elseid Hysaj, ishte Cikalleshi.

Pikërisht në pikun e kritikave të shumta, mes shumë fjalëve të sinqerta, kishte edhe sadopak sy të përlotur që tregonin përjetimin. Po aq sa edhe deklarata që dha ky sulmues në fundin e takimit: “Diçka duhet të ndryshojë, nëse jam unë problemi, jam gati të largohem”. Askush nuk e dha tjetër këtë deklaratë, as trajneri dhe as disa lojtarë që ndoshta mund të jenë ezauruar me Kombëtaren.

Por Cikalleshi ishte i tronditur nga reagimi i tifozëve, kjo u pa qartë edhe në momentet kur shkoi tek ta, pikëllimi krijoi atë që mund të quhet “foto e vitit”, fatkeqësisht, jo për mirë. Sepse Cikalleshi, ashtu siç pak lojtarë të tjerë të Kombëtares, e ndjekin dhe lexojnë ende në gjuhën shqipe edhe kur largohen me ekipet e tyre. Sepse këta futbollistë, të pakët në numër, jetojnë me presionin e mediave shqiptare, me kritikat e tyre, me reagimin e opinionit sportiv edhe kur largohen nga Kombëtarja.

Ashtu siç në fakt edhe Myrto Uzuni, Qazim Laçi, Ardian Ismajli, Keidi Bare apo disa emra të tjerë. Është thuajse e pamundur që të mendosh se yjet e rinj që po rriten në Premier League dhe Seria A, ku për ta shkruajnë mediat më prestigjoze në botë, të hedhin një sy se çfarë thuhet për ta në tokën e tyre. E gjitha kjo shprehet në fushën e blertë, e gjitha kjo u shpreh edhe nga trajneri Reja, që përpos gjithë dramës që ne po përjetojmë, u shpreh mes të tjerash se nuk ndien asnjë lloj presioni sepse nuk ka asnjë ndikim nga ambienti.

Të njëjtën deklaratë nuk do ta jepte nëse do të punësohej në Itali, me siguri. Por nuk është Reja problemi, më italian sesa vetë italiani, janë disa lojtarë të Kombëtares. Është koha për të lexuar në gjuhën shqipe, për t’u ndikuar në gjuhën shqipe, për të dhënë gjithçka për Shqipërinë dhe jo vetëm për të folur në ato 10 ditë grumbullimi dhe për t’u arratisur më pas me valixhet në krahë. Sepse në fund të fundit, tifozët kërkojnë kaq pak gjë dhe prandaj reagimi i tyre ishte ekstrem ndaj Islandës: “Vetëm pak ndjenjë për ne, asgjë më shumë. Për ju është një top, për ne vetë jeta”.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In