• Kontakt
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sociale

Noteri sqaron fansat e Luizit: ‘Intervista është shkurtuar dhe hequr nga konteksti’

23/01/2023
in Sociale
A A
Noteri sqaron fansat e Luizit: ‘Intervista është shkurtuar dhe hequr nga konteksti’
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, i ftuar në BBV Fan Club, ka interpretuar një çështje që lidhej me Luiz Ejllin.

“Big Brother VIP Fan Club” publikoi një intervistë me ish-kryetarin e Dhomës së Noterëve të Tiranës, Artan Treska, ku thuhej se Luizi e “e ka përdorur kartën e sëmundjes edhe më herët”.

Fatmir Laçej, në një postim në rrjete sociale, sqaron arsyen e dhënies së intervistës dhe nënkupton që deklarata e tij është nxjerre jashtë kontekstit.

“Të dashur fansa të Luizit,
E ndiej të domosdoshme të bëj një sqarim. Qëllimi im në intervistën e dhënë ka qenë pozitiv, të nxjerr në pah vlerat e Luizit dhe të sqaroj marrëdhëniet e tij me ushtrimin e profesionit të noterit.

Në intervistën time, kam theksuar se në momentin e ndarjes së licencave në Ministrinë e Drejtësisë, kam dhënë disa porosi për të gjithë të licencuarit. Të gjithë i pritën mirë, por ishte Luizi që më ndaloi dhe më përgëzoi e falenderoi për këshillat e dhëna dhe në sytë e këtij djaloshi, unë pashë entuziazmin, pasionin e përgjegjësinë për detyrën e re që po merrte.

Po ashtu, kam theksuar se gjatë ushtrimit të detyrës, Luizi si noter nuk ka pasur aspak probleme. Kam sqaruar se Luizit i është hequr licenca nga Ministria e Drejtësisë vetëm për faktin se për një periudhë të përsëritur 60 ditore, nuk e ka mbajtur zyrën hapur, gjë që është në kundërshtim me nenin 63 të ligjit “Për Noterinë”.

Po ashtu kam theksuar se në komunitetin tonë, ne kemi shquar Luizin si një djalë simpatik, që ndjellte gëzim në çdo mjedis tonin. Intervista ime ishte e gjatë, me pyetje-përgjigje dhe nuk e kuptova përse ishte reduktuar në 2-3 fjali dhe për të tepër, në vazhdim të qëndrimit të intervistës së dhënë nga i intervistuari i mëparshëm.”
Është e drejtë e redaksisë të televizionit të reduktojë intervistën, ashtu siç është e drejta ime të paraqes atë ashtu siç e kam dhënë,”- përfundon ai.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

06/01/2026
Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

06/01/2026
Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

06/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In